Fatos Muçaj: Blegtoria, regëtimat dhe blegërimat e fundit të saj

Fatos Muçaj: Blegtoria, regëtimat dhe blegërimat e fundit të saj

Rubrika “S’keni parë gjë akoma” e Fatos Muçajt

 

Ju kujtohet Ministria e Bujqësisë, Frida Krifca që u shpreh se Sektori i blegtorisë ndodhet në një moment kritik dhe për këtë arsye do të ketë disa iniciativa midis të tjerave do të krijohet një akademi për barinjtë, pasi po braktiset?

Do të incentivojnë të rinjtë.

Do të shkojmë t’i gjejmë ata.

Do të bëjmë një akademi për barinjtë.

Do të bëjmë një grup njerëzish dhe do të themi, ti futu në këtë profesion, mbaje dhe ne do të subvencionojmë për këtë, jo për krerë por për faktin që ti e mban tufën”, ka thënë ajo.

 

A mund të më thotë kush:

Është hapur kjo Akademia e barinjve?

Ku është se do të shkoj edhe unë të bëj një auditim falas se me vjen dorësh dhe ndoshta më pranojnë edhe mua?

Sa të rinj kanë filluar shkollë në këtë akademi?

A më thotë kush?

 

A keni dëgjuar dhe a dini se sa ferma blegtorale janë në Shqipëri, me lopë, me përjashtim të disa fermave blegtorale që janë, që po t’i numurosh nuk janë më shumë se gishtat e të dyja duarve?

 

Është e vërtetë që ka ferma blektorale (fshatarçe) me dhi dhe me dele.

Por çfarë ka bërë shteti për këto ferma?

 

Asnjë gjë dhe kurrë gje nuk ka bërë.

Kjo ministria Krifca le të thotë sa para i janë dhënë fshatarëve direkt për rritjen dhe mbarështrimin e tufave blegtorale apo fermave bgektorale, me lopë, dhi, dhën, derra e dosa apo shpendë.

 

Kur fshatarit ia marrin qumështin (qumësht mbledhësit) me një çmim qesharak, 30-40 lekë/litri apo fshatarit i prishet qumështi dhe e derdh në përrua, çfarë ka bërë Qeveria?

 

Gjoja sikur bëri një farë subvensioni 10 lekë/litri në mos gabohem, për fermerët që prodhonin qumësht dhe që e shesin te fabrikat e përpunimit.

Më para kësaj është tentuar për të rimbursuar TVSH-në por më shumë e djallosi dhe e katranosi se sa u dha ndihmë fermerëve.

 

A e dini se në rrethet apo zonat blegtorale që janë mbajtur dhe mbahen për të tilla nuk ka blegtori?? Nuk ka krerë?? Tek-tuk ndonjë dhi a dele ka.

 

A e dini se nuk ka mish viçi vendas, por shitet mish viçi i ardhur nga importi??

Po po nuk ka. Me numur shumë të vogël ose aspak.

 

A e dini se edhe në zonat më të largëta dhe që janë mbajtur për blegtori, sot atje shitet mish vici importi?? Kjo gjë ka ndodhur që para 20 viteve dhe ndodh akoma.

 

Unë që kam njerëz akoma në vendlindjen time dhe në rrethin tim, ata e kanë të vështirë që të gjejnë mish vici të rritur në atë zonë dhe me mik si i thonë?

 

Në shumë raste dhe në shumë vite përgjigja e tyre është: Nuk ka viça.

Vetëm para 3 vitesh mezi gjeta, me paraporosi dhe me mik.

Mirë që nuk kërkoi parapagim (do ta kisha bërë).

Të gjësh mish viçi vendas duhet mik.

Po po duhet mik, sikur do të futesh në punë shteti.

Nuk ka më keq.

 

Le të dalë dikush nga AKU-ja dhe të thotë sa mish viçi, lope, dele, qëngji, dhie, keci kontrollon dhe vulos në ditët i cili është vendi.

Le të dalë po të dojë edhe dikush nga Ministria e Bujqësisë dhe ta konfirmojë këtë.

Ka mish viçi importi sa të duash. Me tonelata pafund.

Ka me 10-tra subjekte që merren me import viçash e qëngjash.

A e dini se sa maune vijnë me viça në ditët nga importi?

Di të them me siguri më shumë se 10 maune.

Shifrën e saktë e di Dogana.

 

Kam qënë prezent në disa biseda më tregëtarë importi viçash dhe të dëgjojë se çfarë thoshnin dhe çfarë bënin për tregëti të tillë, të zë lëmeria.

 

Do tju tregoj vetëm diçka:

 

Nga je ti zotëri ? – më tha njëri prej tyre.

Pasi i thashë nga jam më tha: E di ti që filani, filani dhe filani vijnë e marrin viça tek unë dhe e tregëtojnë pastaj si mish vendi?

Po po kështu më tha.

U shokova.

 

A e dini se ku e gjejnë mishin e “viçit vendas”, restorantet e shumta në Tiranë, Durrës, Fier, Elbasan dhe gjithë andej?

 

Është importi, ju siguroj për këtë.

 

A e dini se qumështi i merret fshatarit për 30-40 lekë/litri dhe në treg shitet deri 200 lekë/litri?

A e dini se tani 1 litër kos tregëtohet në supermarket edhe 250-300 lekë??

A e dini se vjen me tonelata të tëra qumësht pluhur importi dhe tregëtohet si qumësht, kos dhe djath edhe bio madje?

Po, po është e vërtetë.

 

Po që tregtarët tanë në shumë raste mishin e derrit e tregëtojnë në restorante si mish viçi?

 

Çfarë ka bërë qeveria për të stimuliar dhe rritur blegtorinë vëndase dhe çfarë ka bërë për të frenuar atë të importit?

 

Asnjë gjë nuk ka bërë.

Vetëm fjalë dhe premtime dhe gurin në torbë fshatarit dhe blektorit.

 

Ka bërë të kundërtën:

Ka stimuluar tregtinë e importit.

Ka zhytur në mjerim dhe varfëri edhe më keq fshatarin, blektorin dhe fermerin.

Kush mund të më thojë një statistikë:

Sa persona jetojnë në fshat që janë të moshës nga 20-40 vjeç dhe që merren me blektori?

 

Aman kush ma thotë, se do ti jap një drekë të mirë ku të dojë ai??

Ja pra blegtoria jonë si është.

Ky është realiteti i hidhur.

 

Javën tjetër në rubrikën “Nuk keni parë asgjë akoma” do të shkruajmë pë bujqësinë

Për bujqësinë.

Tung!…

Ju dua fort!