Një foto interesante e Dervish Iljaz Qafokut, e shkrepur në vitin 1920 nga dy turistë të huaj

Një foto interesante e Dervish Iljaz Qafokut, e shkrepur në vitin 1920 nga dy turistë të huaj

 

Kjo foto e Dervish Iljazit është shkrepur në vitin 1921, kur Dervish Iljazi ishte 46 vjeç, nga dy turistë të huaj që kanë bujtur në Teqenë e Kulmakut të ngritur nga vetë Dervish Iljazi.

 

Shkrimi i dy të huajve dhe fotoja janë gjetur nga studiuesi Viktor Bakillari dhe janë botuar në monografinë e autorit Gjergj Qafoku për Dervish Iljazin.

 

 

Fotoja e paraqet Dervish Iljazin me një sopatë emblematike turke në dorën e djathtë, që ishte pjesë e pajisjes së dervishëve të Anadollit.

 

 

Duket që është bërë nga të huajt, pasi aparati fotografik është i një cilësie të lartë.

 

 

 

  Dervish Iljaz Qafoku

 

Një figurë e njohur publike, historike dhe fetare. Ilaz Qafoku lindi më 19 shtator të viti 1875 në Vërzhezhë të Skraparit.

 

Shkoi që 15 vjeç në Stamboll dhe më pas në Egjipt dhe Jemen. U kthye në Shqipëri në vitin 1900.

 

Vizitoi dhe më pas shërbeu në disa teqe të Korçës, Përmeti t dhe Skraparit.

 

Zhvilloi një veprimtari intensive në çetat për liri, në Klubin “Bashkimi” Berat, Vërzhezhë, Klubi “Pellazgu” Çorovodë 1909 etj.

 

Në vitin 1916, 28 korrik, ngriti  Teqenë e famshme, duke i dhënë Tomorrit një dimesion të ri.

 

Mori pjesë në të gjitha ngjarjet politike të kohës.

 

Dervish Iljazi njihet si një bamirës i rrallë publik.

Ndërtoi rrugë: Kakos – Frashër, Përmet, Kolonjë, Kalldrëmi i Poliçanit, Gjurma Abaz Ali, shkalla e Bargullasit, Zaloshnjë.

 

Bëri ura:

Ura mbi Vjosë në Tepelenë, Urë në Vlorë, Ura e Vlushës

 

 

Puse e çezma:

Çezma në Koritë, Dy çezma në Vërzhezhë, Çezma te përroi i Peshkut, Tomorricë; Dy çezma në Nishovë Çezma e Thatë, Berat.

 

 

Hane në Berat dhe Skrapar.

 

 

Dervish Iljazi pasi ndërroi jetë u varros në tyrben afër teqesë së Kulmakut në Tomorr.