Brigada e 7-të Sulmuese: Rrugë e lavdishme luftarake e një prej formacioneve më të rëndësishme të LANÇ-it në Shqipëri

Brigada e 7-të Sulmuese: Rrugë e lavdishme luftarake e një prej formacioneve më të rëndësishme të LANÇ-it në Shqipëri

 

 Tomor Mukaj

Ish-ushtarak i lartë karriere

 

 

80 vite më parë, më 17 mars  të vitit 1944, në fshatin Vlush të Skraparit, u krijua Brigada e VII-të Sulmuese Partizane. Brigada e VII-sulmuese është një nga formacionet më të rëndësishme të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.

 

 

Formimit të Brigadës së 7-sulmuese në 17 Mars 1944 në Vlushë i papapriu mbledhja e kuadrove politikë të Zonës së parë operative, e cila u mbajt në Panarit të Korçës. Në mbledhjen e Panaritit iu caktua detyra Gjin Markut për të organizuar formimin e kësaj Brigade. Ai punoi ngushtë me Myqerem Fugën, të cilët bazën e kishin në shtëpinë e Kahreman Yllit në Leshnje.

 

 

Vlusha heroike, historike, martire, pse jo, edhe e bukur!… 

 

Pas një muaj masash dhe pune organizative, u organizua ceremonia e formimit të Brigadës së 7-të sulmuese në Vlushë, në sheshin ne Testinës në lindje të fshatit.

 

 

Zgjedhja e Vlushës për ceremoninë e krijimit të kësaj Brigade kishte një motiv të fortë. Në Janar 1944 një detashment gjerman vrau në Vlushë 24 burra dhe djem të fshatit, masakër të cilën forcat gjermane e vazhduan më tej në Kapinovë, Turbohovë dhe Krushovë.

 

 

 Kremtimi i festës së Brigadës në vitin 1960

 

Ishin gjithsej 114 burra të pafajshëm të kësaj zone që u vranë. Satedin Borri nga Vlusha mbijetoi pasi u plagos përpara skuadrës së pushkatimit. Mbijetoi për të treguar se çfarë u panë sytë atyre burrave.

 

 

Efektivi në fillim ishte 420 partizanë, të ndarë në tre batalione. Ndërsa në periudhën e fundit të Luftës arriti me prej  2229 partizanë.

 

 

Disa nga kuadrot politikë  ishin:  Adil Çarçani, Myqerem Fuga, Ramiz Alia, Adil Ҫarçani, Sadik Bocaj, Mihal Bisha, Zihni Sako Jani Pasku, Mitat Luçi, Vala Frashëri, Niazi Demi, Tajar Grepcka, Nexhmedin Ballka, Neshat Hysi, Foto Çami, Tajar Grepcka, Koli Myzeqari  (dëshmor), Skënder Libohova (dëshmor), Ohran Frashëri etj.

 

 

Festimi i triumfit mbi Berat

 

 

Komandant i Brigadës u caktua Gjin Marku e zëvendës komandant Neshat Hysi, kurse komisar Kadri Hoxha dhe zvendës komisar Adil Ҫarçani. Komandanti i Shtabit të Brigadës u caktua Mestan Ujaniku.

 

 

Batalioni i parë kishte në përbërje partizanë të Qarkut të Beratit dhe një kompani nga Devolli.  Batalioni i dytë kryesisht me partizanë të grupit të Skraparit, kurse Batalioni i tretë me partizanë të çetave partizane të Qarkut të Gjirokastrës dhe një kompani nga Dëshnica.

 

 

Ajo ka zhvilluar 120 beteja dhe çliruar 15 qendra të banuara, ndërmjet të cilëve, Beratin, Kuçovën,  Shën Palin, Lezhën, çlirimin e Shqipërisë deri në Jugosllavi. Kreu luftimenë Vishegrad , Suhagorë dhe Bioçe.

 

 

Inkursioni luftarak i kësaj brigade ishte mbi 3200 km rrugë.

 

 

 

1975, rivarrosja në Shqipëri e eshtrave të dëshmorëve të rënë në tokat jugosllave

 

Nga radhët e saj ranë dëshmorë 232 partizanë, 104 prej tyre ranë jashtë atdheut, në tokat e Ish- Jugosllavisë.

 

 

Gjetja dhe kthimi në atdhe i eshtrave të tyre u bë pas një misioni tonë me marrëveshje me qeverinë jugosllave të asaj kohe në vjeshtën e vitit 1975. Këtë mission e udhëhoqi kolonel Hysni Daja nga Sevrani, ish-partizan i Brigadës së 7-të.