Çorovodë/Ndimë japoneze për një qytet të pastër dhe të gjelbëruar

Çorovodë/Ndimë japoneze për një qytet të pastër dhe të gjelbëruar

Në sajë të mbështetjes financiare të Ambasadës së Japonisë në Tiranë, Bashkisë Skrapar iu dorëzua një kamion (autobot) i ri, me kapacitet 7.5 tonë, me kalueshmëri të lartë, i cili nga dita e sotme do të jetë në dispozicion të Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike.

 

Ky mjet do të përdoret për larjen e rrugëve, si dhe mirëmbajtjen e hapësirave të gjelbëra në qytet. Po ashtu, në rast nevoje, ai do të përdoret edhe për furnizimin me ujë në zonat rurale të Bashkisë tonë.

 

Falenderime dhe mirënjohje e veçantë për Ambasadën e Japonisë për këtë ndihmë të çmuar dhe bashkëpunimin e shkëlqyer e vendosur prej disa vitesh me Bashkinë Skrapar – thuhet në njoftimin e sotëm të Bashkisë Skrapar.