Çudia në Vjosë: Zbulohet një varkë e vjetër, ende nuk dihet se cilës periudhe i përket!…

Çudia në Vjosë: Zbulohet një varkë e vjetër, ende nuk dihet se cilës periudhe i përket!…

 

Si shkak i rënies së nivelit të lumit Vjosë, në pjesën e fundme të fshatit Kashisht është zbuluar nga barinjtë e zonës prej pak ditësh, skeleti i një varke të vjetër me gjatësi afro 8 metra.

 

 

Ende në pritje të specialistëve, për të specifikuar më tepër për periudhën dhe përdorimin e saj, vihet re ndërtimi i veçantë i saj dhe detajet artizanale të punimit.

Ndër materialet e përdorura janë gozhdët metalike, zifti për hidroizolim si dhe druri.

 

 

Ndërsa pritet të ngrihet një grup ekspertësh, studiuesi Ilirjan Gjika, drejtor i Muzeut Historik të Fierit shpjegon se lumi Vjosë është i njohur për lundrimin e brendshëm.

 

 

Siç shton më tej ai, varkat janë përdorur për transport mallrash edhe njerëzish, qoftë edhe për të lidhur Fierin me Labërinë, në mungesë të urave.

 

 

Varka e vjetër nuk përjashtohet t’i përkasë Mesjetës, nga antikiteti te periudha moderne, pasi lundrimi në Vjosë është i kahershëm, qoftë në mënyrë gjatësore ashtu edhe tërthore.