Dervish Iljazi, bamirësi i rrallë, unik dhe i papërsëritshëm, jo vetëm në aspektin fetar, por edhe në atë publik  

Dervish Iljazi, bamirësi i rrallë, unik dhe i papërsëritshëm, jo vetëm në aspektin fetar, por edhe në atë publik  

 

Gjergj Qafoku

 

Ilaz Qafoku lindi më 19 shtaor të viti 1875 në një familje me tradita bektashiane, atdhetare.

 

 

Për më tepër, në mënyrë dokumentare: Sipas regjistrit në 18 dt. 27/03/1920 Dosja 2 viti 1921 Arkivi Qendror i Shqipërisë, Dervish Iliazi dhe familja e tij janë banorë të katundit Vërzhezhë, e pse ai dhe familja e tij janë shpërngulur për në Kulmak qysh në vitin 1915.

 

 

Dervish Iliazi në këtë regjistër ka nr. rendor 224 dhe nr. i banesës 48, emrin Iliaz Sulejmani, emri i babait, i datlindjes 19 shtator 1875.

 

Vërzhezha në këtë regjistër kishte 75 shtëpi, 390 banorë, nga këta  216 meshkuj e 174 femra, të gjitheë muhamedanë.

 

 

Dervish Iliazi ishte djali Ismailit dhe Kiles. Ismaili kishte katër djem: Ismailin, Iliazin, Habibin që iku në Turqi e nuk u kthye dhe Ganiun.

 

 

Kilia, nëna e Dervish Iliazit ishte nga Xhaferrët e Mollasit, të ardhur aty rreth  viteve 1700.

 

Babai i Kiles ishte Beqiri, i cili veç Kiles kishte edhe: Xhakon, i cili pati Tefikun, Seferin, Nozen, Telhan dhe Koçiun.

 

 

 

Mjedisi familjar dhe shoqëror pati ndikimin e vet të ndërsjelltë në jetën e tij. Në moshën 15 vjeç vete pranë të vëllait  të madh Habipit (emigrant) në Stamboll (rreth viteve 1860).

 

 

Ai u njoh atje me mjaftë shqiptarë atdhetarë ku qëndroi rreth 10 vjet. Gjatë kësaj periudhe vizitoi disa vende të shenjta, Stamboll, Ankara, por mbresa të thella i la Qendra Botërore e Bektashizmit e Haxhi Bektashit, ku dhe shërbeu disa kohë.

 

 

Shkoi në Egjipt, Jemen dhe u kthye në Shqipëri në vitin 1900.

 

Vizitoi shumë Teqe në Shqipëri, Frashërin, Turanin në Korçë e Tepelenë, Qesarakë, Starje, Melcan të Kolonjës, Teqenë e Backës të Prishtës, Therepelit etj. Ai u lidh me mjaft personalitete bektashiane Baba Shabanin e Prishtës, Baba Fetahun, Baba Belulin, Baba Alushin e Baba Abedinin e Frashërit, Baba Ahmet Turhanin.

 

Qëndroi  një periudhë të mirë kohe në Teqenë e Prishtës, më e njohura dhe e famshme në gjithë Ballkanin, nga pasuria dhe të ardhura të mëdha që nxirte. Kishte një biblotekë të pasur me literaturë bektashiane në gjuhët persisht osmanisht, turqisht, arabisht e libra shqip si “Qerbelaja”, “Lulet e Verës”  të Naim Frashërit si filozof i bektashizmit dhe përgatitur posaçërisht librin e vyer për gjithë shqiptarët “Fletorja e bektashinjëve” i cili ishte në fomën e një programi e statuti bektashian, që shërbeu mjaft te bektashinjtë dhe dashamirësit intelektualë.

 

 

Dervish Iljazi i ndërgjegjshëm dhe besnik ndaj atdheut zhvilloi një veprimtari intensive në çetat për liri, në Klubin “Bashkimi” Berat, Vërzhezhë, Klubi “Pellazgu” Çorovodë 1909 etj.

 

 

Vizioni i tij për bektashizmin ishte i qartë në doktrinën e praktikën e besimit bektashian, ndaj shpesh shprehej “Pa Atdhe s’ka fe”, “Kush njeh veten njeh perëndinë”. Rreth viteve 12, filloi të ngrejë shtëpi të reja në Vërzhezhë. Në hyrje të portës në të dy krahët, skaliti dorën e tij  dhe të Baba Shabanit (si simbol i familjes së Elibejtit) dhe shkrimi në portë “ Zoti bëri këtë shtëpi”

 

 

Me nxitjen dhe të personaliteteve bektashiane të kohës dhe idenë e tij të hershme, njohuritë që kishte: “Në Tomorr që moti, kishte shtëpinë Zoti, kështu thosh Herodoti”, e citonte nga Naim Frashëri.

 

 

Dervish Iljazi donte t’i qëndronte pranë Abaz Aliut. Shkoi në Haxhi Bektash, mori lejë për ngritjen e Teqesë.

 

Ai ndërtoi së pari shtëpi në Kulmak, afër Qafës Kulmakut, te Qershia ose shtëpitë e Habipit. Në vitin 1916, 28 korrik, ngriti  Teqenë e famshme, duke i dhënë Tomorrit një dimesion të ri.

 

 

Nën drejtimin e tij filloi pelegrinazhi më 20 gusht të çdo viti, populli (çdo besimtar) vizitonte këtë faltore  dhe tyrbe në Çukën e Tomorrit. Teqenë Dervish Iljazi e ktheu në një shenjëtore mikpritëse për të gjithë njerëzit pa dallim feje. Të gjithë vizitorët aty gjenin mikpritje, përkujdesje, qetësi e shërim shpirtëror.

 

 

Sot Tomorri vizitohet nga  gjithë Shqipëria dhe vendet e tjera të botës, është kthyer në një tempull të vërtet kombëtar e më gjerë, monument shpirtëror i përjetshëm.

 

 

Ai doktrinën e besimit bektashian e predikonte si mjet vëllazërimi të përgjithshëm, si rrugë drejt qetësisë shpirtërore e barazisë sociale dhe mbi të gjitha si rrugë për kultivimin e forcës e ndjenjës së dashurisë për atdheun.

 

 

Megjithëse populli e quan themelonjësin e teqesë shpirtmirë, ka spekulantë që, për interesat e tyre, zbehin ddhe mohojnë  kontributin e e veçantë që ka dhënë Dervish Iljazi. Mbi të gjitha, që ai iu krijoi njerëzve mundësinë të falen në një vend të shënjtë.

 

 

Shtypi i kohëës, krahas të tjerash, shkruan për Dervish Iliazin se është një nga nacionalistët e rrethit të Skraparit, i paisur me vyrtyte të larta njerëzore dhe atdhetare; përkrahës i nxehtë i arsimit kombëtar dhe në çdo rasët dha kontributin e tij patriotik për Rilindjen Kombëtare.

 

Dervish Iljazi ka lënë një kujtim të pa harrueshëm në qarkun e Skraparit dhe të Tomoricës duke u kujdesur me energji të pa çmueshme për ndreqjen e rrugëve, të urave, të çesmeve dhe të veprave filantropike, që shërbejnëpër përfitimin e atij vendi klimaterik, që lidhet ngushtë me faltoren e shenjtë të traktatit Bektashian.

 

 

Në këtë mënyrë u përpoq shpirtërisht duke i dhënë lehtësi e përkrahje popullit, për ti shëruar plagët dhe për ti lehtësuar mjerimet.

 

 

Dervish Iljazi themeloi teqen bektashiane në vendin e quajtur Kulmak të Tomorrit. Për këtë vepër të tij kënga popullore thotë:

 

….Korriku Njëzet e tetë

Mbi Tomorr një yll ndriti

Dervish Iljazi i vërtetë

Në Kulmak teqenë e ngrit…

 

Kjo faltore e shenjtë u themelua dhe u ndërtua në muajin Korrik të vitit 1916 dhe vit për vit duke filluar më 20 të gushtit, nga çdo anë e Shqipërisë, fillon një peligrinazh i popullit Shqiptar prej mijra vetësh, venë e shkojnë të vizitojnë Altarin e shenjtë të Abaz Aliut, në Çukën e Tomorrit, një orë e gjysëm afër kësaj Teqeje.

 

 

Dervish Iljazi pasi ndërroi jetë u varros në tyrben afër teqesë së Kulmakut në Tomorr.

 

 

 

Kronikë e një jete

         

 

Luftëtar dhe Publicist 1907 – 1923

 

  • Punoi me përkushtim në Klubin “Bashkimi”, Berat, Skrapar, 1908.

 

  • Pjesëmarrës aktiv në çetat e lirisë – 1905- 1908

 

 

  • Propogandues dhe mbrojtës i gjuhës shqipe dhe ngritjen e shkollave 1908 – 1910

 

  • Veprimtar i shquar në protestat dhe qëndresën për pavarësi 1912, kundër forcave esadiste 1919.

 

 

 

Ndërtoi rrugë

 

  • Kakos – Frashër (1919)

 

  • Përmet, Kolonjë (1909)

 

  • Kalldrëmi i Poliçanit. – Gjurma Abaz Ali, shkalla e Bargullasit.

 

  • Zaloshnjë (1917)

 

 

 

Ura

 

 

  • Ura mbi Vjosë në Tepelenë (1908)

 

  • Ura në Vlorë (35 m. e gjatë, 1911)

 

 

  • Ura e Vlushës

 

 

Puse e çezma

 

 

  • Çezma në Koritë

 

  • Dy çezma në Vërzhezhë.

 

 

  • Çezma te përroi i peshkut, Tomorricë

 

  • Dy çezma në Nishovë

 

 

  • Çezma e thatë, Berat.

 

 

  • Hane në Berat dhe Skrapar.

 

  • Teqeja e famshme Kulmak (1916)

 

 

 

 

Nga shtypi i kohës

 

 

 

Porosit’ e të ndyerit Varfe Iljas Tomorit

 

 

 

I ndyeri Varfe Iljas Tomori në nje leter që i ka dërguar z. Sali Butka më 6 mars 1921, midis të tjerave shkruan dhe keto;

 

…E kam gjetur me mynasip që në Tomor të bëhet një shkollë e një spital. Shkolla të bëhet në shesh të Shtyllës dhe Spitali në ujët e ftohtë sinor me Ujaniknë me që era e atjeshme është e paqtë dhe e shëndetshme.

Po me gjithë atë vendi ku të bëhen le të mbetet si të gjendet me mynasip prej doktorevet dhe inxhinierëve.

Këto instituta të bëhen me ndihmën e qeverisë dhe të popullit. Dhe meqë unë asikohe do të ndërroj jetën, u lutem që njerëzit që dotë dalin të mbledhin ndihma nëpër qytetet e nëpër fshatrat të jenë njëri muhamedan dhe njëri kristian, dhe njerës të nderit e të mirë.

 

Sa për ndihmat nga Shqipëtarët e jashtme, këto i lë në dorë të qeverisë…

 

                                                            (Shënuar) Në Tomor, Dylbetari i Abas-Aliut

                                                                                    Varfa Iljas

 

 

 

 

 

Dhe një shënim i fundit i “Orakullit të Tomorrit”

 

 

 

Për jetën dhe veprën e Dervish Iljazit në mënyrën më të plotë, me dokumente dhe fakte reale, më shumë se kushdo tjëtër, ka shkruar studiuesi Gjergj Qafoku.

 

 

I apasionuar pas kësaj figure, ai nuk ka lenë njeri tjetër që të merret më më me të.

 

 

Lexoni tre librat që ka shkruar ai për Dervish Iljazin dhe mos kërkoni askund gjetkë.