Dhunimi i memorialit të Mit’hat Frashërit, Resmi Dosti: Historia është e mirë dhe e vërtetë, kur nuk bazohet te hakmarrjet, por te e vërteta

Dhunimi i memorialit të Mit’hat Frashërit, Resmi Dosti: Historia është e mirë dhe e vërtetë, kur nuk bazohet te hakmarrjet, por te e vërteta

Resmi Dosti

Historian

 

Këto ditë kam mësuar një  lajm të padëshiruar nga Shqipëria, kanë  dhunuar rivarrin dhe bustin e një njeriu  me vlera e pavlera, ashtu siç  është edhe çdo njeri që lind, plaket e vdes në ktë botë.

 

Mit’hat Frashëri , me origjinë të lashtë e të trashguarr nga njerëz me vlera madhore , lindi dhe u rrit nga një patriot Frashërlli e më tej me origjinë skraparlli, me të cilët kombi  do të krenohet në shekuj.

 

Por Mithati i shkrete nuk e pati këtë fat. Ai në jetën e tij manifestori një mozaik me dy ngjyra të forta  shoqërore, morale, shkencore, kulturore dhe patriotike.

Në gjysmën e parë të jetës së tij shkëlqeu ashtu si paraardhësit e tij, duke kontribuar pozitivisht në shërbim të kulturës, gjuhësisë, patriotizmit, ku rrezaton vlera të larta si dhe i ati e xhaxhallarët e tij.

 

Në pjesën dytë të jetës  u përfshi nga një tjetër anë e medaljes. U përfshi në politikë me idenë e tij se po thellonte kontributin ndaj atdheut në kushtet e pushtimit fashist. Populli thote “mendja është terezi floriri”. Por unë shtoj se mund te kalohet edhe në terezi bakri.

 

Si njeri me shkollë dhe përvojë  të lartë e të thellë, i ndieri Mit’hat  e konceptoi se e ardhmja e vendit të tij  të lirë e demokratik do të jetë si ajo e vendeve të zhvilluara demokratike të botës perëndimore në atë kohë, si SHBA, Anglia dhe  Franca. Si ide kjo ishte patriotike dhe e rendiste në rrjedhën e ndritur të veprës së tij deri në atë kohë, qe u kthye ëe atdhe për të dhënë kontributin e tij.

 

Por rrugen per te arritur aty e projektoi gabim. Nuk mund ta mohoje askush qëndrimin e gabuare të Mithat Frashërit, që e kërkoi të ardhmen e Shqipërisë  duke u mbeshtetur tek aleanca fashiste e kohës.

 

Kjo e vendosi atë në radhën e tradhtarëve jo vetem të vendit tonë, por edhe të aleatëve të mbëdhej perëndimorë. Ky ishte fatalitet për atë vlerë kombëtare, për të cilin do të kishte shumë monumente e histori. Fati e solli që ideali i Mit’hat Frashërit të realizohet  shumë vonë, pas rreth 50 vjetësh. Kjo erdhi , jo me rruge tradhtie, të mbështetur tek pushtuesi, por me shumë skrifica, në krah të Luftës Antifashiste në shkallë botërorë.

 

Historia provoi  se ideali i Mit’hat Frashërit do të realizohej një ditë.Por kjo kaloi në dy faza. Jo ashtu si e projektoi Mit’hati, por me një rrugë tjetër, ndoshta edhe më të veshtirë, por të  lavdishme. Shqiperia u çlirua, u ndërtua  ,krijoi vlera shumë të vyera në rrugën e vështirë komuniste, por me djersën e mundin e popullit.

 

Dhe një ditë u realizua edhe  ai ideali i Mit’hat Frasherit. Tani ajo erdhi me një Mit’hat në ngjyrë gri. Edhe pse kështu, forcave politike të mbeshtetura në kohë tek Mit’hat Frashëri, iu realizua ëndërrra  e tyre dhe shumë të tjerëve. Sigurisht, kjo nuk përbën fatkeqësi, por një progres në fillesa dhe me shumë pritshmëri pozitive që përjeton sot vendi ynë.

 

Edhe pse ne si pasardhës të asaj kohe jemi këtu, ruajmë shumë gjëra në xhepat e jetës sonë si shoqëri shqiptare, tani del pyetja shumë e diskutueshme, se kush pati të drejtë: Partia Komuniste e Enver Hoxhës apo Partia e Ballit Kombëtar me Mit’hat Frashërin?!…

 

Partia Komuniste e dënoi Enver Hoxhën duke ia prishur varrin, kurse Partia e Ballit Kombëtar ia ndërtoi  varrin Mit’hat Frasherit me mermer e bust, thurur plot lavdi si personazhi kryesor që i solli lirinë popullit shqiptar. Me këtë duhet të pranohet se lirinë popullit shqiptar ia solli fashizmi  i gjysmës së shekullit të XX(!)

 

Nga ana tjetër Partia e Ballit, e mbështetur edhe  një pjesë nga forcat e pasardhësve të komunistëve ia rrezoi monumentin  statujë Enver Hoxhës dhe ia terhoqi atij zvarrë nëpër rrugët e Tiranës, e sot pak e dine se ku është flakur.

 

Këto veprime, jo serioze, janë një ngacmim i thellë politik në zemer të popullit shqiptar. Sipas gjykimit politik aktual, krahu antifashit që prodhoi një sakrificë të rrallë në historinë e Shqipërisë me luftën e tij të pabarabartë dhe shumë të vështirë, me shume sakrifica dhe me gjakun për liri të 28000 djemve dhe vajzave dëshmorë të lirisë, t’i hiqet vizë!… Del gjithashtu se  lufta  4-5 vjeçare, me tërë ato sakrifica të popullit shqiptar, i udhëhequr nga Partia Komuniste, me udhëheqës Enver Hoxhen i hiqe vizë!…

 

Meritat  e asaj epopeje t’i lihen si dhuratë aleatëvë të Ballit Kombetar, atij fashist.  Meritat historike  t’i mbeten asaj  partie që qëndroi nën hije të fashizmit me shpresa se ky i fundit do t’i jepte fitoren dhe lirinëë! Po nga kush do të quhej e çliruar Shqiperia?!

 

Këtë përgjigje le ta jepte Mit’\hat Frashëri po të ishte gjallë. Fashizmi i për gjysmë shekullin e XX-të është pergjegjës historik para botës për makabrat, që iu solli popujve të asaj bote miliona njerëz  të cilët humbën jetën për liri  dhe demokraci. Janë shënuar humbjet më të mëdha  që njeh historia botërore. Sebep i asaj lufte njihet aleanca fashiste e kohës.

 

E në përfundim mund të themi se qëndrimi  që u mbajt në lidhje me forcat politike aleate të koalicionit fashist e revolton krahun e gjerë popullor dhe fitimtar antifashist, i cili faktikisht doli fitimtar dhe me të drejta të plota.

 

Nga ana tjetër, e djathta e sotme, duke përfituarë nga situata qe solli ndryshimin e dëshiruare nga shumica e popullit për një hapje të re në politikën e brendëshme dhe ndërkombetare  të shumëpritur, mund të thuash, ku në fakt u çlirua nga një makth që e ndoqi për 50 vjet dhe hyri në rrjedhën e re të hapur e të barabartë në të drejtat shoqërore e politike me të drejta të plota. Kjo ishte një fitore e drejtë dhe e merituare jo vetëm për ata që e vuajten atë periudhe, por për tërë popullin shqiptar.

 

Por ajo që nuk pritej dhe nuk duhet të ndodhte ashtu si rrodhën situatat ndodhi. Në rrjedhën e zhvillimeve politike të këtyre 32 viteve në demokraci, ky eveniment i shquare historik, padrejtësisht e polarizoi keq politikën. Nga një pjesë e mirë  e politikës makutërisht e quajti fitoren e tyre atë kthesë të bukur politike, ekonomike, sociale etj.

 

Si rrjedhojë ajo që e emertoi veten si e djathta sajoi nje aleancë me disa parti, të cilat e emërtuan veten si pasardhëse te Ballit Kombëtar, Legalitetit etj.  iu përvesh punës për ndryshime rrënjësore. Kjo u arrit në shumë fusha, por ajo që solli pasoja në harmoninë e brendshme, ishte qëndrimi ndaj Luftës Antifashoiste Nacionalçlirimtare. Në mënyrë të përshpejtuar u reabilituan pa asnjëfarë diskutimi dhe konsesusi shumë figura të dyshimta ndaj qëndrimit të asaj lufte.

 

Ky akt u realizua duke nëpërkëmbur, jo vetëm Rezistencën e shpjegueshme të shumicës së popullit shqipar, por duke shpërfillur vlerat njerëzore të asaj plejade që bëri atë luftë më të arrirë në historinë e popullit shqiptar. E me vrap shkuan e i nxorën eshtrat Mithatit të shkretë dhe në mënyrë ceremoniale të njëanshme e vendosi  atje ku edhe duhej vendosur një ditë, por jo ashtu si u veprua.

 

Në këto kushte, pjesë e atyre që bënë luften, hakmerren në mënytë ëe tillë makaber ndaj një Njeriu, që bart edhe vlera, por edhe vërejtje, si çdo njeri tjetër në këtë botë.

 

As Enver Hoxha ,as për Mithatin, as për Ahmet Zogun, as për Geraltinën dhe as, as, as…, nuk u pyet zëri i historisë dhe dikutimi masiv dhe në fund konsesusi popullor shqipar për të përcaktuar vendin, që i takon secilit për vlerat dhe antivlerat.

 

A është mirë kështu të përdhosim vlerat  që janë bazë e historisë së një kombi kushdo qoftë?! A u veprua miëe me Mit’hat Frasherin!?…Une them, jo, por them se ka shkaqe.

 

Për mendimin tim, më parë duhej hedhur në erë busti i Ahmet Zogut dhe akoma më shumë i Geraldinës , jo si “fajtorë”, por si mënyrë në arritjen e këtyre veprimeve, të cilat ngacmojnë ndjenjat  e përjetuara historike të brezave apo të pasardhësve të brezave brenda “barkut” të popullit shqiptar.

 

Të barabartët e arrijnë këtë vlerë vetëm pas një diskutimi të gjerë dhe masiv, dhe kur të ketë një konsesus të plotë , të tabanohen  vlerat në tabanin kombëtar të historisë së këtij vendi.

 

Ndryshe, mjerë ata që kontribuaojnë, pasi do të ketë përdhosje periodike sipas  pasqyrës së historis, e cila e ndërron fytyren pa ndërprerje në shekuj…

 

Historia është e mirë dhe e vërtetë, kur nuk bazohet tek hakmarrjet, por tek vërtetësia e saj. Ajo nuk fal për gabimet e brezave, por edhe nuk dënon gabimet e tyre, vetëm pasqyron, ashtu si edhe nuk dekoron  vlerat e atyre brezave që shkojnë, por përjeton dhe istampon në piedestalin e saj ashtu si kanë qenë e si kanë vepruar. Nuk ka nevojë të ketë kontrakdita  vëllazërore në shekuj si në kohën e kanuneve….