“Ditën që hyri marsi, gjeshtisi Dervish Iliazi”!…

“Ditën që hyri marsi, gjeshtisi Dervish Iliazi”!…

 

Dervish Iljazi, një jetë të tërë i sëmurë, por që nuk bëri një herë “oh”, vetëm heshti!…

 

 

 Gjergj Qafoku*

 

 

Në vitin 1920 Dervish Iliazi sëmuret për herë të parë nga pleviti. Kësaj i thonë të sëmurë!

 

Edhe në vitin 1908 kishte qenë sëmurë, kjo vërtetohet nga letra e Baba Abedinit të teqesë së Frashërit, datë 14 qershor 1908, botuar në gazetën “Liria e Selanikut”, ku e pyet me hollësi për shëndetin e tij.

 

Në mesin e viteve 1915 ishte bërë operim në Selanik e Korfuz. Ja hodhi me sukses. U operua nga apendeciti (plakat na mahalla pashparitnin se ishte operuar nga diçka tjetër(!), pasi vendosi t’i kushtohej besimit Bektashi e te mos martohej)!

 

U operua dhe në vitin 1920, e doli me sukses. Ky operacin nga të afërmit thuhej se ishte kryer në Korfuz, për faktin se kur u kthye ne Kulmak, fjaloste për zbritjen nga pampori dhe Sarandën.

 

 

Erdhi në Kulmak piu uji të ftohtë, – tregonin të afërmit dhe ju hap plaga. Gjatë kësaj kohe shkonte sa në Elbasan e sa në Berat për t’u kuruar.

 

Si vendin më të mirë, kur shkonte në Berat, qendronte në Nishovë, në lagjen Çela.

 

 

Gjatë ditëve dhe viteve të ardhshme gjendja e tij nuk përmirësohej. Ai nuk rënkon, vetëm hesht!!

 

 

Dervish Iliazi jetoi pak, por jeta dhe vepra e tij nuk matet me numrin e viteve, por me çfarë emeri ka lënë pas.

 

 

Ai do t’u thoshte njerëzve të tij:

“Një jetë të tërë punova, nuk më mposhti lodhja, skamja, moti, të hidhurat e shpirtit, nuk më mposhti dhe dështimi, atje ku nuk arrija rezultat, gjithmonë gjeja forcë e çohesha më i ri, më i fortë dhe me deshira të reja, nuk më mposhti asnje mundje, kam frikë se do më mposhtë kjo e flamosur sëmundje”!…

 

 

Atë mot që e zuri për herë të fundit sëmundja, ishte te shtepitë e Hatem Kapllanit në Gropa- Vëth të Vërzhezhës. Ndenjii tri ditë në shtrat. Hatemi i theri një mish. Gratë dhe plakat e Kapllanëve i rrinin te koka, e prapë nuk i rrihej aty.  I sëmurë vendosi të ikte te strofa e tij në Kulmak.

 

 

Hatem Kapllani, një burrë sa i ashpër aq dhe fisnik, sa punëtor aq dhe mikpritës, nuk donte që Dervish Iliazi të largohej në atë gjendje:

 

-Rri, o Baba (kështu i drejtoheshin dervish Iliazit), ti këtu je në shtëpinë tënde, ja të na përmiresohet pak moti e të shpie vetë me njërin nga djemtë në Kulmak .

 

– Hatem, faleminderit për mikpritjen. E ndiej se nuk do më lëshc në këtë gjendje të iki. Brenda kam zjarrllëk! Jam gati të iki në këtë mjegull e qamet në këmbë!…

 

 

Hatemi e pa me mall e dhemshuri! E njhte mirë, ndaj nuk e bënte dysh fjalën e tij.

 

Sa mbërriti në Kulmak zuri shtratin e s’u ngrit më. Dergjej ditë e natë, mbuluar me jorganë e mbi të dy rroba me flokë.

 

 

Motrat, vëllai, Ganiu, nipërit e mbesat, të afërmit, besimtarët e shumtë që vijnë e vizitojnë e mbajnë dhe mbahen me shpresë.

 

 

Dy  – tri ditë para se të gjeshtiste**) thërret nipin, Sulon, pranë vetes, i cili kishte qenë shoqërues në të gjitha udhëtimet, qysh kur Sulua mbushi 14- vjeç,  dhe i dhuron Sulos një ore xhepi, rripin me tokanë me shenjë të bektashizmit dhe një unaze me gurë jeshil.

 

Të tri dhuratat Sulua ua u dhuroi djemve të tij: orën Iliazit, unazën Dashit dhe rripin me tokanë Shkëlqimit. Tri dhuratat, i “dhanë Sulos tre djem”!

 

Pas dhuratave, Dervish Iljazi i la Sulos amanetet me gojë:

 

 

-Nuk do më vorrosni te Tybeha (sa e kishte ndërtuar), por te varrezat e shtëpisë. Te varri mbillni një pishë, sa të rritet pisha vini një dru të gjatë për r’u orientuar, se këtë mot e motin tjetër do të bjerë shumë dëbore.

Me varrosni ngjitur me Ismailin (të vëllanë).

Varrin ma lini zbuluar se dua të më shohë e të shoh Zotin, dua të më ngrohë dëbora e dëgjoj ushëtimën e Tomorrit!

Mos bëni harxhe të mëdha e mos lajmëroni ata që nuk më panë sa qesh në jetë!

 

 

Kaq tha dhe mbylli sytë

 

 

Ai gjeshtisi!…

 

Ishte ditë e mërkurë, 14 mars*** 1923.

 

 

Populli e përjetësoi vdekjen  (gjeshtisjen) e tij me këngë, e cila fillon:

 

E mërkurë mos ardhç kurrë,

Dervish Iliazi sëmurë,

Ditën që hyri Marsi,

 Gjeshtisi Dervish Iliazi!…

 

 

Qan Nahija dhe Skrapari,

Gjeshtisi Dervish Iliazi

Gjeshtisi më i madhi burrë,

Si ai s’vjen më kurrë!…

 

 

Shënim:

 

*)Autori i këtij shkrimi, Gjergj Qafoku ka botuar dy libra monografikë  për jetën dhe veprat e Dervish Iljazit

 

**) Gjeshtisi – vdiq, e përdorin bektashinjtë për klerikët e religjionit të tyre

 

***) 14 mars i kalendarit gregorian, i bje 1 mars alla turka (kalendari hënor osman)