Dokumenti Osman: Skrapari në vitin 1520

Dokumenti Osman: Skrapari në vitin 1520

Në një dokument, të shpërndarë kohët e fundit nga historiani Dorian Koçi, jepen të dhëna demografike për Tepelenën, Skraparin dhe Përmetin si dhe numri i ushtarëve që ishin stacionuar në këto qytete.

 

Në Skrapar, shkruhet në dokument, është një popullsi prej 105 veta që i përkasin besimit mysliman dhe 205 të krishterë. Ka një dizdar dhe 30 ushtarë.

 

Dihet që në Skrapar, ushtarët rrinin Kala dhe në Slatinjë, ku për ta është ndërtuar një banjë (hamam) me avuj dhe një xhami në të cilën ata faleshin.

 

Kalaja, e cila, sipas një përshkrimi të udhëtarit të shquar turk, Evliha Çelebiut, në vitin 1670, 150 vjet më vonë se dokumenti në fjalë, nuk ishte e populluar, por shërbente  si një kështjellë e fortifikuar ushtarake.

 

Po sipas Çelebiut dhe dokumentit të mëposhtëm, ushtarët komandoheshin nga Dizdari (gradë ushtarake e asaj kohe).