Dr. Jack Wheeler, mbreti botëror i turizmit të aventurës, vizitor i rrallë në Kanionet e Osumit
Ai quhet Dr. Jack Wheeler dhe është një nga eksploratorët më ndikues të kohëve moderne. Prej 10 ditësh ndodhet në Shqipëri .Ky super personazh i turizmit, mbreti aveturës është i famshëm për miksimin e turizmit me kulturën, historinë dhe lobimin.
Përveçse një eksplorator unik i vendeve më të bukura të globit, Xhek ka qenë shpesh edhe një ndërmjetës nga zona të nxehta.
Në përvojën e tij të gjatë qē daton prej vitit 1976, ai është shfaqur edhe aty ku nuk ka arritur zgjidhje, as forca ushtarake, as diplomacia.
Mbërritja e tij në Shqipëri ështē një tjetër pikë kulmore e rritjes së imazhit tonë turistik në botë.
Ai ka zgjedhur një ndër aventurat më të famshme të markës shqiptare të turizmit sot në botë: Raftingun.
Xhek ka bërë kohët e fundit shumē lobim për Shqipërinë dhe Kosovën. Iveshur me bluzë ku shihet e stampuar Shqipëria dhe Kosova e përshkruan këtë aventurë si unike dhe të jashtëzakonshme