Dy ngjarje, dy kohë historike: Qafa e Martës ka se ç’të tregojë…

Dy ngjarje, dy kohë historike: Qafa e Martës ka se ç’të tregojë…

 

Tani, në Qafë të Martës, mes gjelbërimit të shipecit, zbardh një  lapidar i thjesht, i ndërtuar shpejt e shpejt, menjëherë pas luftës, një simbol, edhe pse i vjetëruar dhe rrëgjuar nga koha dhe nga  70 e ca dimra të ashpër, siç bën dimri në këtë qafë gati 2000 metra mbi nivelin e detit, përsëri , si një “roje e patundur e besnike” mban në shpinë, në gjoks dhe në zemër dy ngjarje të mëdha të dy kohëve të ndryshme historike, të Luftës së Parë dhe të Luftës së Dytë Boterore:

 

 

Betejën, siç është quajtur “e Termopileve shqiptare”, çetës së Lace Backës, më 25 korrik 1913, kundër andartëve grekë…

 

 

…dhe krijimin e batalionit partizan “Riza Cerova” gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare më 23 qershor 1943.

 

 

 

Po këtu, veç lapidarit, ka qenë edhe një tjetër simbol, që, fatkeqësisht, nuk është më,  Varret e Dëshmorëve të rënë në këtë vend: të të parëve, të Luftës së parë Botërore, por edhe i të të dytëve, të Luftë s së Dytë Botërore, partizanëve, që u quajtën thjesht “Varret e Dëshmorëve”.

 

 

 

 

Ky qe një kompleks solemn tepër modest, i ndjeshëm dhe i prekshëm, i bërë me mjete rrethanore,  me mur guri si një avlli shtëpie, një memorial, ide dhe produkt gjenial i mendjes së pleqvë të atëhershëm të Backës për t’i patur bijtë e tij atje ku kanë derdhur edhe gjakun!

 

 

 

Dhe jo vetëm për dëshmortë e ’13-ës, por ata hapën vend edhe për dëshmorët e mëvonshëm, bij të këtij fshati të rënë gjat LANÇ –it, duke zënë vend atje  në mënyrën më të denjë dhe solemne të mundshme, deri  sa në vetet ’70 të shekullit të kaluar, kur, me urdhër nga lart, memoriali u prish. Eshtrat e dëshmorëve u çuan te ”shokët”, në Varrezat e Dëshmorëve të rrethit.

 

 

 

Mirë a keq, ne nuk e gjykojmë dot tani, aq më tepër që jemi para një fakti të kryer, por idea e atyre pleqve paska qenë gjeniale, me fuqi dhe energji hyjnore, paskej qenë e padiskutueshme, e pa tjetërsueshme, e patundur si  maja e Çukës së Frëngut.

 

 

Në kompleksin “Varret e Dëshmorëve” në Qafën e Martës kanë qenë varrosur:

 

 

 

Dëshmorët e 1913-ës, të Luftës së Parë Botërore

 

 

Lace Backa

 

Ibrahim Rrahmani

 

Tahir Xhixho

 

Qazim Xhixho

 

Avdyl Lako

 

Nasi  Qafzezi

 

 

 

Dëshmorët e Luftës së Dytë Botërore të Batalionit “Tomorri”, rënë në Selenicë të Pishës  

 

 

Hysen Fega  –  Faqekuq

 

Malush Buzali – Potom

 

Kasëm Gjoni – Krastë

 

Qani Iljazi – Panarit

 

Dajlan Topçiu – Panarit*)

 

Kasëm Ramo – Panarit 

 

Xhuzepe (Italian)

 

 

*) Dajlan Topçiu – Panarit, ka rënë në livadhet e Klocë-Poçestës mw 14 korrik të 1944-ës