Elbasan, nderohen dy luftëtarë të Skraparit, at e bir, Mestan dhe Xhemal Ujaniku

Elbasan, nderohen dy luftëtarë të Skraparit, at e bir, Mestan dhe Xhemal Ujaniku

Shoqata Atdhetare Kombëtare  “Gorë – Opar e Bashkuar”, Elbasan, ka zhvilluar këto ditë një veprimtari interesante:

Ka nderuar me Certifikata Nderi dy luftëtarë të shquar të Çetës Plakë të Skraparit, komandantin e saj, Mestan Ujanikun dhe të birin e tij, komandantin e Çetës Bijë, që u krijua më vonë, Xhemal Ujanikun.

Morën pjesë intelektualë, familjarë, të afërm dhe dashamirës nga qyteti i Elbasanit.

Veprimtarinë e çeli kryetari i shoqatës “Gorë – Opar e Bashkuar”, Elbasan, Agim Shkëmbi.

 

Më pas pjesëmarrësit folën për jetën dhe veprën e të dy luftëtarëve, të cilët fatkeqësisht, edhe pse legjenda partrizane, u ndëshkuan keq nga regjimi komunist: Mestani vdiq në burg dhe ende nuk ka një varr dhe Xhemali, i biri, u uinternua në Elbasan, por që nuk u trajtua kurrë si i tillë nga qytetarët e thjeshtë të këtij qyteti, të cilët e nderuan dhe e respektuan deri në fund të jetës së tij si një luftëtar lirie.

 

Në këtë veprimtari, të birit të Xhemal Ujanikut, Kujtim Musabelliut, në emër të Shoqatës Kombëtare “Gorë – Opar” e Bashkuar Shqipëri iu dorëzua titulli i lartë “Nderi Krahinës” për të dy luftëtarët.

 

E, ndërsa ky lajm vjen nga Elbasani, madje më tej akoma, nga Gorë-Opari, ku të dy luftëtarët i ka zënë rasti të luftojnë bashkë me gorarët kundër armikut, në Skrapar, në vendlindjen e tyre, ku edhe ata kanë patur aktivitetin më të madh, fatkeqësisht, ka ende hije dyshimi dhe paragjykimi mbi  veprimtarinë e tyre.(Orak. Tom)