Elitjona Doko: Vendlindja ime, mall dhe zhgënjim!…
Kur isha e vogël kjo sipërfaqe toke më dukej e pafundme, e duke u rritur çuditërisht në syrin tim, udhët e kësaj krahine më dukeshin gjithnjë e më të ngushta e të shkurtra, e sot lënë në mëshirën e harresës nga njerëzit…
U përmalla teksa pashë këtë bardhësi, si rrallëherë viteve të fundit, e befas mu kthyen kujtime nga fëmijëria ku dimri ishte i “i vërtetë” në të gjitha dimensionet e tij. Mu kujtua nëna, ajo e sakrficës për familjen, që në ditë dimri (veçanërisht) e shihja teksa rendte të siguronte mbarëvajtjen e shtëpisë.
Kudo kumbonin zërat e fëmijëve, sepse për ne këto “ngjarje” ishin festë e argëtim, pavarësisht se kur futeshim në shtëpi ishim të qullosur nga bora e kthyer në ujë në rrobat tona.. Ky vend i vogël është thesari i kujtimeve të mia më të bukura, i shkelur në çdo cep, e tani i mbetur me shumë pak familje që jetojnë aty.
Njerëzit e periferisë apo banorët e fshatrave (fshatarët siç duan të na etiketojnë ata që kanë parë vetëm rrugë të drejta në jetë), kanë përbërë pjesën e rëndësishme të popullatës, e për rrjedhojë edhe të ekonomisë vendase, me sakrifica deri në kufijtë e mbijetesës.
Sot, fshati u çbë, sakrificat e mundi i njerëzve të punës investohet në dhé të huaj…
Sa mall për thesarin e kujtimeve të fëmijërisë sime!…
E.D,
22.01.2024