Elmaz Puto / Kolonja? Si Kolonja!…

Elmaz Puto / Kolonja? Si Kolonja!…

Vetëm ai që ka qenë, qoftë edhe disa çaste në këtë krahinë të Shqipërisë, e di se si është ajo!

 

Elmaz Puto

 

Nuk kisha veçse njё vit e gjysmё si kryetar i Komitetit Ekzekutiv tё Rrethit tё Përmetit, kur nё fund tё gushtit 1985 mё njoftuan tё paraqitesha urgjentisht nё aparatin e KQ tё Partisё. Sapo isha kthyer nga RP e Kinёs, ku bashkё me shumё tё tjerё, shumica punonjёs tё thjeshtё nga rrethe tё ndryshme tё vendit, kishim shёtitur Kinёn gati pёr njё muaj.

 

Thirrja me urgjencё mё shtiu nё mendime. Ndoshta ndonjё transferim tjetër, mendova. Nuk kisha gabuar, më priti Hysni Kapo, numri dy i Partisё. Pasi u përshëndetëm, mё pyeti gjer e gjatё si kishim kaluar nё Kinё.  Ndërsa bisedonim, unë prisja me padurim pjesën tjetër të bisedës, dhe kjo pjesë, më e rëndësishmja, erdhi shpejt. “Kemi nevojё tё shkosh sekretar i Parё nё Kolonjё”, mё kumtoi ai qetё. Pastaj filloi tё mё jepte disa porosi qё duhet tё kisha parasysh nё rrethin ku do shkoja.

Kёshtu mora rrugёn pёr nё rrethin malor tё Kolonjёs. Tё them tё vёrtetёn, jo me shumё dёshirё, sepse nga Pёrmeti nuk doja tё largohesha. Bashkёpunёtorёt i kisha tё mirё dhe isha vetёm njё orё e gjysmë larg nga Gjirokastra.

 

***

Si atёhere dhe sot Kolonja ishte rrethi mё i vogёl i Shqipёrisё nga pikёpamja e numurit tё banorёve. Atёhere kishte gjithёsejt rreth 22 mijё banorё. Por mё pak vёshtirёsi se nё rrethe tё tjera, nuk do tё gjeja! Isha nё moshё tё re dhe me pak pёrvojё. Mendova, qё, po tё  isha nё vend tё paraardhësve tё mi, mund tё  kisha pasur tё njёjtin fat, tё shkarkohesha nga detyra si ata. Shumё herё udhёheqja e zmadhonte rolin e sekretarit tё Parё dhe tё kyetarit tё pushtetit nё rreth, kurse, nё fakt, kishte faktorё tё tjerё madhorё  qё ndikonin nё mbarёvajtjen e rrethit.

 

Treva e Kolonjёs ka patur qytetёrim tё lashtё. Kёtё e vёrtetojnё zbulimet e shumta arkeologjike si tumba e Rehovёs etj. Pёr pasqyrimin nё mёnyrё shkencore tё kёtij qytetёrimi nёpёrmjet zbulimeve arkeologjike, njё meritё tё veçantё ka profesor Emeritus, Skёnder Aliu.

 

Kolonja dhe Leskoviku dallohen pёr  traditat  patriotike, kulturore dhe artistike. Nё historinё e luftërave tё popullit shqiptar, gjatë shekujve u bёnё vatrat kryesore tё rezistencës ndaj padrejtësive sociale dhe luftёs kundёr pushtuesve tё huaj.

 

Gjatë periudhёs sё Rilindjes Kombёtare dhe luftёs pёr Pavarёsi, nga Kolonja dhe Leskoviku kanё dalё shumё luftёtarё trima dhe personalitete tё shquar nё fushёn e mendimit politik e shoqёror. Nё krye tё kësaj liste tё gjatё, qёndrojnё emёrat e Zylyftar Podёs, Jani Vretos, Thanas Sinёs, Muço Qullit, Petro Nini Luarasit, Papa Kristo Negovanit, Shahin Ypi Kolonjёs, Qani Ypit nga Starja dhe tё tjerё si Kasёm Radovicka, Shaban e Ibrahim Shkёmbi, Spiro Ballkameni, Sali e Gani Butka, Zalo e Mersin Prodani, etj. Po kёshtu ёshtё e admirushme veprimtaria patriotike eThemistokli Gёrmenjit, Parashqevi Qirjazit dhe familjes Qiriazi, Paro Kita Gostivishtit etj. I njohur ёshtё fakti qё edhe Fan Noli ishte me origjinё nga Qyteza e Kolonjёs.

 

Mbas shpalljes sё Pavarёsisё, mё 28 Nёndor 1912, çetat e luftёtarёve kryengritёs, nё kёto rajone qёndruan me armё nё dorё, pёr tё siguruar e mbrojtur vёndin nga lakmitё e shovinistёve fqinjё.

 

Edhe gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, Kolonja dhe Leskoviku dhanё kontributin e tyre. Me meritё tё veçantё ёshtё  batalioni partizan “Hakmarja”. E njohur ёshtё  Borova martire ku nazistёt kryen njё nga masakrat mё tё pёrbindёshme me popullin e paarmatosur. Masakёr kjo qё nuk e trembi popullin e Kolonjёs, pёrkundrazi i shtoi mё shumё urrejtjen kundёr pushtuesve nazi-fashistё dhe bashkёpunёtorёve tё tyre. Nё Luftёn Antifashiste Nacionalçlirimtare nga rrethi i Kolonjёs dhanё jetёn pёr çlirimin e Atdheut 158 dёshmorё. Disa prej tyre janё: Skёnder Çaçi – Hero i Popullit, Pali Prifti, Baki Dume, Mehmet Pepi, Nasi Vodica, Hyrjet Hamzallari, Robi Gostivishti, Mustafa Jashari, Ali Hajro.

 

Nga treva e Kolonjёs dhe Leskovikut kanё dalё dhe figura tё shquara tё artit si Aleksandёr Lalo, Aleksandёr Peçi, Pali Kuke etj.

 

Pllaja e Kolonjёs e pjerrёt ndaj malit tё Gramozit, e copёtuar nga pёrrenjtёe e shumtё qё zbresin s’andejmi, njё rafshnaltё me kuotё mesatare rreth 1100 m mbi nivelin e detit, ёshtё mё shumё e bukur se e trishtuar. Kjo lartёsi e madhe dhe era e ftohtё e quajtur “goren”, qё fryn nga Qafa e Kazanit e malit tё lartё tё Gramozit, e bёn klimёn nё dimёr tepёr tё ashpёr. Temperaturat arrijnё gjer – 20 gradё Celsius dhe gjithçka nё periudhёn e dimёrit ngjan e ngrirё.

Brenda shtёpive, përgjithёsisht tё mirёmbajtura mirё, dimёri pёrballohet me soba tё ndezura njёzet orё nё ditё. Kolonjarёt ishin mёsuar me atё klimё dhe nuk ju bёnte shumё pёrshtypje, kurse pёr ne tё tjerёt nuk ishte e lehtё. Vetёm ime shoqe, Krsavia i rezistoi klimёs sё ashpёr, ndёrsa unё dhe fёmijёt do tё operoheshim pasi sёmureshim vazhdimisht nga bajamet.

 

 ***

Kolonja ka dy qytete, Ersekën, qendrën e saj, dhe Leskovikun, qytet i vjetër me tradita të dallueshme pune dhe kulture. Leskoviku ishte pjesё e rrethit tё Kolonjёs siç ёshtё dhe sot. Banorёt e tij ishin njohur si specialistё tё njohur tё ndёrtimit, muratorё dhe pёrpunues tё drurit.

 

Traditё ishte dhe prodhimi i rakisё dhe verёs. Vreshtat e Leskovikut kanё qenё tё njohura dhe mё parё, por ato ushtuan  edhe me punёn e tё rinjve të ardhur nga rrethe tё ndryshme tё vendit dhe studentё nё aksione njёmujore. Ato ishin bazё e mirё prodhim rrushi pёr fabrikёn e Leskovikut. Sidomos vera e prodhuar nё atё fabrikё kishte emёr tё mirё nё tё gjithё vendin. Leskoviqarёt janё njerёz puntorё, tё ndershёm dhe pa shumё pretendime,  por tani, fatkeqësisht, tё lёnё pas dore, pёr tё mos thёnё se i kanё  harruar fare dhe kujtohen për ta vetëm kur u marrin votën.

 

Leskoviku ёshtё  “kryeqyteti i kёngёs qytetare; sepse ky qytet ka qёnё kryqёzimi shumё kulturave. Karvanёt qё udhёtonin pёr nё Janinё, Korfuz e gjetkё do qёndronin nё Leskovik, donin dhe njё lloj argëtimi. Kёshtu u krijua grupi muzikor i Hafize dhe Selim Leskovikut qё pёrpunuan dhe i dhanё famё gjer nё Stamboll kёngёs qytetare leskoviqare. Thuhet qё Ajdin Leskoviku pasi mbaroi shkollёn nё Rumani, Lui Amstrong e mori kёshilltar nё Amerikё. Kurse Veziri i Janinёs, Hafizanё dhe Selim Leskovikun i ftoi nё dasmёn e djalit.  Studiuesi grek Karakosta thotё se gёrnetёn na i sollёn dy djem nga Leskoviku!…Kёngёt e Leskovikut janё njё lidhje midis atyre labe dhe tё Shqipёrisё Juglindore.

 

***

Kolonjarёt dallohen pёr kulturё jetese. Jo vetёm nё Ersekё e Leskovik, por edhe nё fshatrat mё tё largёta mjediset e shtёpive ishin tё kёndёshme. Kudo binte nё sy pastёrtia dhe nikoqirllёku.

 

Rehova, nёn kёmbёt e Gramozit, Starja, Selenica nё mes tё rrugёs Ersekё – Korçё, Taçi, Gostivishti, fshati mё i madh i zonёs, nё perёndim tё Pllajёs sё Kolonjёs, Vodica ku ёshtё formuar batalioni partizan  “Hakmarja”, ishin disa nga qendrat e banimit qё bёnin njё jetё mё tё kulturuar dhe mbi mesataren nё shkallё vёndi.

 

Mё pati rёnё rasti shumё herё tё shkoja nё kёto fshatra sikundёr edhe nё tё tjera, tё hyja nё dhjetëra shtёpi dhe tё vija re dallimet nё mёnyrёn e jetesёs.  Nёpёr mjediset e kuzhinave kundёrmonte era e çajit tё malit, mё tё shijёshmit qё kam pirё ndonjёherё, dhe aroma e mollёve tё ruajtura me kujdes. Nё dhomёn e ndёnjies e tё gjumit binin nё sy qilimat e bukur, tё endur mjeshtёrisht nё avlёmёndet familjare.

 

Niveli mё i lartё i jetesёs se shumё zona tё Shqipёrisё sё Jugut, qё pёr mendimin tim ishte si nё  Dropullin e  Poshtёm apo Lunxhёri tё rrethit tё Gjirokastrёs, shpjegohej ndoshta pёr shkak tё kontakteve me botёn e jashtёme, kurbetit tё paraçlirimit, etjes pёr arsimim tё kёtyre banorёve dhe nё njё far mase, pse jo edhe nga tё ardhurat qё siguroheshin nga ekonomitё bujqёsore ku punonin.

 

Ishte fakt qё nё Pllajёn e Kolonjёs ku rronte 85 pёrqind e popullatёs sё fshatit, sigurohashin 14-17 lekё pёr ditё-pune, aq sa mernin nё kooperativat mё tё mira nё zonat fushore tё vёndit. Kjo shpjegohej me faktin qё sipёrfaqia e tokёs ishte e shumtё, kurse krahёt e punёs tё pakta.

 

Pranё Ersekёs nё njё teritor rreth 230 km katrore shtrihej ndёrmarja bujqёsore e Mollasit, njё ekonomi qё mbёshtetej kryesisht në frutikulturё. Nё mos gaboj, kishte rreth 55 mijё rrёnjё pemё, kryesisht mollё. Vjeljen e prodhimit fuqia punёtore e ndёrmarrjes e kishte tё pamundur ta  përballonte, prandaj mobilizonim tёrё qytetin e Ersekёs qё nga nxёnёsit e shkollave gjer tek pensionistёt dhe repartin ushtarak.

 

Çdo shqiptar i ndershёm sot ligёshtohet kur dёgjon qё pasuri tё tilla tё ngritura me mundim dhe sakrifica u shkatёrruan. Kam bindjen se shumica e atyre njerёzve qё ngritёn sopatёn pёr tё prerё pemёt janё penduar qё ”dёgjuan djallin”! E njëjta gjё ndodhi me pyjet e mrekullueshme tё Gёrmenjit nё Leskovik. Prerjet pa kriter pas vitit 1992, gjat gjithё kёtyre viteve janё njё krim i pa ndёshkuar. Pёrderisa shteti i la tё lirё vandalёt, hajdutët, shkelёsit flagrantё tё ligjit, si qytetar i kёtij vendi kam tё drejtёn legjitime tё ngre zёrin dhe tё them se shteti pёr gjithё periudhёn ka qenё dhe ёshtё bashkёpunёtor me ta dhe ka pёrgjegjёsi tё rёndё pёr atё qё ka ndodhur. Pasojat ekologjike dhe ekonomike tё kёsaj katastrofe  do t’i vuajnё jo vetёm brezat e sotëm, por dhe ata tё ardhshёm.

 

Pas Kongresit tё Bashkimeve Profesionale qё u zhvillua nё qytetin e Korçёs, mё njoftuan se do tё vinte pёr njё vizitё tё shkurtёr nё Kolonjё, kryeministri Mehmet Shehu. Vizita tё tilla tё udhёheqёsve kryesorё tё vёndit nё rrethe tё vogёla si rrethi ynё ishin ngjarje tё rralla e tё  bujshme. Njerёzit kishin kuriozitet t’i shikonin nga afёr dhe mundёsisht t’i dёgjonin, ndёrsa ne, krerёt lokalё, mendonim tё shkёputnim ndonjё investim pёr ndonjё nevojё urgjente jashtё planifikimit. Por kjo nuk ishte një gjё kaq e thjeshtё!

 

Personalitetet e larta ishin kaq tё shkёputur nga baza, madje edhe nga ne qё mund tё quheshim tё rangut tё dytё, sa bisedat me ta bёheshin me drojё dhe vetёm kur tjetri tё krjionte atmosferё. Ndёrsa pёr tё kёrkuar ndonjё ndihmё, psh, njё investim pёr diçka tё domosdoshme, duhet tё gjeje momentin e duhur qё tё mos “dёshtoje”!

Bashkё me kryetarin e Komitetit Ekzekutiv, Dhiogjen Loci, dolёm pёr tё pritur Kryeministrin e vёndit nё Qafёn e Qarrit. Kjo qafё ndan administrativisht Kolonjёn me Korçёn dhe së andejmi shihen qartё rrafshnaltat e dy rretheve. Fusha e Korçёs mё e gjerё, mё e shtruar dhe mё e begatё hapet nё veri deri nё malin Ivan. Njё kon malor tepёr strategjik pёr kohёn pёr t’u mbrojtur nga Jugosllavia. Nё tё djathtё ngrihej shpati i Gramozit me fshatrat  Pepellash e Kozel nё lartёsi, ku kufiri me Greqinё ishte afёr.  Prisnim aty  nё Qafёn e Qarrit kur ja behёn makinat qё shoqёronin Kryeministrin. Pashё qё e shoqёronte njё ushtarak, komandanti i Divizionit tё Korçёs.

 

Pasi zbritёn nga makinat pёr pak minuta diskutuan mbi njё hartё. Mesa duket pёr fortifikimin. Ne tё dy me Dhiogjenin qёndronim nё distancё. Pasi mbaroi bisedёn me ushtarakun, u afruam dhe u takuam. Hipa nё makinёn e tij dhe pa e zgjatur i raportova shkurt pёr situatёn e rrethit, shkurt siç donte ai. Mё dёgjoi me vёmёndje dhe nuk mё ndёrpreu. Nё fund tё fjalёs sime i thashё qё njё kёrkesё do t’ua bёj!

 

I kёrkova shtrimin e rrugёs Leskovik-Sarandapor, ku ishin llixhat kurative dhe vinin tё sёmurё  nga gjithё vёndi. Rrugё pёr tё cilёn e kishim parashikuar dy herё nё projekt-planet qё përgatisnim, por organet qendrore si pa keq, pa u konsultuar fare me ne, e  hiqnin nga plani. Mё dha tё drejtё dhe mbajti shёnim. Brenda dy muajve rruga pёrfundoi. Kёshtu pёrfituam diçka nga ajo vizitё! Nuk bёhej fjalё pёr asfalt, tё paktёn ato makina qё kishim dhe mikrobuzi  qё shkonte nё banjat e Sarandaporit tё qarkullonin normalisht.

 

Nё rrethet vogla, si Kolonja, Pёrmeti etj., kuadrot drejtuse takimet me njerëzit nё mёnyra tё ndryshme i kishin tё pёrditёshme. Ajo qё nё Tiranё ose Durrёs shpesh ishte e vёshtirё ose do tё prisje gjatё tё tё vinte radha, tek ne nuk ishte problem. Ajo qё na shqetёsonte, ishin mundёsitё e pakta pёr tё plotёsuar nevojat nё rritje tё qytetarёve. Ai shtet kishte marrё pёrsipёr tё zgjidhte çdo gjё, tё plotёsonte çdo nevojё tё qytetarёve si punёsimin, strehimin, shkollimin, por kjo ishte e pamundur. Kёrkesat vinin duke ushtuar, kurse mundёsitё e shtetit sa vinin e pakësoheshin. Kurse iniciativёn private, siç dihet, e kishte ndaluar.

 

Kur ishte fjala pёr jetёn e njeriut, interesimi i organeve shtetёrore e partiake ishte mё i madh. Mohuesit totalё  tё vlerave tё sistemit parti-shtet do tё mё thonё qё e kam gabim, se ke  nostalgji pёr atё kohё etj., por e vёrteta ёshtё e vёrtetё dhe duhet tё thuhet,  pavarёsisht se disave nuk ju pёlqen! Me mundёsitё qё kishin, mjekёt në spitale ishin tё pёrkushtuar dhe bёnin maksimumin pёr tё shёruar pacientёt dhe shpёtuar jetёn e tё sёmurёve.

Askujt nuk i shkonte ndёr mёnd tё priste “zarfa”, pa le tё kërkonte, siç ndodh rёndom sot. Pa dashur tё pleks me” kancerin “e korrupsionit tё gjithё mjekёt, sepse edhe tё ndershmit nuk mungojnё si dhe brezin e ri mё tё pastёr  tё mjekёve, mafia me bluza tё bardha ёshtё bёrё sot shqetёsim i qytetarёve tё varfёr.

 

 

***

Tradita tё pasura Kolonja dhe Leskoviku kanё edhe nё fushёn e artit e të kulturёs. Folklori i kёtyre trevave ёshtё pёr t’u admiruar. Nё rrafshin artistik  nё  krahinёn  e Kolonjёs kanё spikatur mё tepёr këngёt me karakter epik se sa lirik, sepse ka ndikuar, veç tё tjerash, edhe ambienti gjeografik.

 

Bёjnё pёrjashtim kёngёt e grave si dhe kostumet shumё tё bukura  pёr tё gjitha moshat. Por ka patur dhe kёngё burash ku gёrshetohej  karakteri epik me atё lirik. Kujtoj Zalo Mukёn me kёngёn “Ku mёrzen cjapi me zile, atje rrinё mentё e mia” dhe ”Atje lart ne shkёmbi i bardhё, dy thёllёza kanё dalё”. Kurse tek  kёngёt e grave, ritualet e dasmёs janё tё çuditёshme. Magjia e tyre ёshtё sepse me elegancёn me mjeshtёrinё e interpretimit, ato tregojnё bukurinё e vajzёs kolonjare.

 

Pёrveç tё tjerash vallet e Kolonjёs janё tё veçanta sepse sjellin lashtёsi, gjё qё rrallё e gjen gjetkё. Vallet si ato dyshes: Fejzo Jashari dhe Avniu nga Luarasi apo ”Lule manushaqe,” me inerpretuse Bylure Jashari, ishin perla jo vetёm tё folklorit tё trevёs Kolonjёs, por tё gjithё Shqipёrisё. Ndёrsa zona e Leskovikut dallon nga ajo e Kolonjёs. Kёngёt e Leskovikut janё mё shumё tё karakterit lirik dhe me saze.

Gjatë përgatitjeve pёr Festivalin e Gjirokastrёs nё gusht-shtator tё 1978-ёs, doemos do tё interesohesha pёr pёrgatitjen sa mё dinjitoz tё grupit, u takova me ta herё pas here dhe e  shoqёrova atё me shumё kёnaqёsi nё qytetin tim tё lindjes dhe kalanё madhështore. Falё trashёgimisё kulturore qё  patёn lёnё tё parёt dhe talentit tё popullit, pёrfaqёsuar nga  pjesëmarёsit e grupit, veçanёrisht aftёsive profesionale tё muzikologut tё talentuar Bajram Lapi, grupi i rrethit tё  Kolonjёs ishte ndёr mё tё mirёt e festivalit. Pёrshtypja qё artistёt kolonjarё lanё  tek vendasit dhe tё huajt ishte e jashtёzakonёshme.

 

Nga Bajrami dhe tё tjerё njerёz tё artit e kulturёs mësova mjaft pёr traditat kulturore tё rrethit ku jetova e punova pёr katёr vjet.

 

Duke kujtuar me respektin mё tё madh popullin e Kolonjёs dhe tё Leskovikut, bashkёpunёtorёt e sinqertё e tё ndershёm qё ishin shumica, iu uroj tё gjithёve kudo qё ndodhen, shёndet dhe mbarёsi!