FAFA-Group, kompania më e madhe turistike në Shqipëri, organizon një mbrëmje mbresëlënëse me fëmijët me aftësi ndryshe

FAFA-Group, kompania më e madhe turistike në Shqipëri, organizon një mbrëmje mbresëlënëse me fëmijët me aftësi ndryshe

 

Si përherë, këtë fundvit, nga të gjitha anët e biznesit vijnë lajme të mira, por edhe të këqia.

 

 

Të mira, sepse  sipërmarrësit, administratorët, rregullatorët dhe menaxherët drejtues dhe orientues  gjejnë rastin më fatlum për t’u thënë një fjalë të ngohtë, mirënjohëse punonjësve të tyre për krahët dhe punën që iu kanë bërë një vit të tërë.

 

Fatkeqësisht, një pjesë e këtyre biznesmenëve bëjnë të paditurin, të pavëmendshmin ; një pjesë nuk dinë dhe një pjesë nuk duan për të gjetur një kohë, një mundësi,një fjalë të mgrohtë,  një “sakrificë” të vogël financiare për t’i vlerësuar ata.

 

 

 

Por, duhet thënë se ka shumë nga ata sipërmarrës biznesmenë, që dijnë të vlerësojnë dhe t’i ndajnë  gjërat, që dijnë që suksesin dhe ecurinë e tyre ta ndajnë me ata që punojnë, që derdhin djersë e mund çdo ditë, punonjësit e tyre, nga më i madhi te më i vogli, nga më i kualifikuari deri te ai i “leckës dhe i fshesës”.

 

Dhe një nga këta është sipërmarrësi  i kompanisë më të madhe turistike në Shqipëri, Fafa Premium dhe Grand Blue Fafa në Golem, Fatos Çerenishti, i cili familjarisht, veç punëve të tjera të mëdha të drejtimit të kompanisë, kudesen edhe për vepra dhe veprimtari bamirëse, të cilat në Fafa kanë filluar që me tërmetin e vitit 2019, pandeminë Covid 19 dhe janë bërë pjesë e veprimtarisë së përditëshme.

Të ngazëllon fakti që në këtë  fundviti, në Fafa, veç veprimtarive me karakter kulturor – historik të shoqatës “Tomorri” Durrës, të nderimit të një prej themeluesve të parë të kompanisë Fafa, Faik Çerenishtit, është zhvilluar para dy ditësh nga Familja Çerenishti, zonja Edlira dhe dy vjzat e saja, Melisa dhe Stela një veprimtari mbresëlënëse filantropike, një mbrëmje me 75 fëmijë me aftësi ndryshe (autikë) dhe 75 prindërit e tyre.


FAFA është një bisneset më serioze në Shqipëri, që punëson mbi 500 vetë dhe që
ofron komoditet dhe cilësi shërbimi për turistët që duan pushime buzë detit Adriatik, pranë qytetit Durrës, Shqipëri, por që ka përparësi të përhershme ndihmën për njerëzit në nevojë.