![](https://orakujtetomorrit.al/wp-content/uploads/2023/12/c658ce0c-4b4d-4628-88dd-14280a2bad7f.jpg)
Skrapar: No transit, no passaran!…
Shkëlqim Çela
Ti mund të jesh shumë gjera në Skrapar,
mund të jesh i shtangur e mahnitur,
përçmues e snob,
i pirë dhogë nga rakia apo i freskët si fllad nga rehania,
i mençur si urtësia e plakut,
i zjarrtë nga mishi në hell i Kulmakut,
mund të jesh i dashuruar si rinia,
mund të kesh mal de vivre nga reshedia,
të jesh me qiell në shpirt nga meleqeja,
i fyrmëzuar nga darka që hëngre me babanë te teqeja,
mund të jesh të gjitha këto,
ehrenler a jezit,
veç një gjë s’mund të jesh në skrapar: tranzit!
Skrapari është një çeshtje dhe koncept serioz, sa vete kalojnë për passatempo në ujin e ftohtë, qoftë ky në Vlorë, Tepelenë apo, atje qoftë, në Bogovë, por në Çorovodë ti do ngulohesh, Çorovoda nuk njeh me tej e pastaj, s’ke ku shkon më prej aty, sepse Çorovoda është target final, është fund e origjinë, omegë e alfa, fat e destin…