Festa e Çlirimit “ndez” Çorovodën
Siç është bërë traditë, skraparllinjtë e kanë të veçantë dhe e festojnë me madhështi 5 Shtatorin, ditën e çlirimit të rrethit nga okuptorët e huaj dhe bashkëpunëtorët e tyre vendas, aq më tepër që ky vit qëllon të jetë 80-vjetori, një vit jubilar që nga shtatori i vitit 1942.
Bashkia e Skraparit, duke patur parasysh ndjeshmërinë njerëzore të banorëve vendas dhe atyre të larguar, që në këtë ditë rikthehen në vendlindje për të gëzuar së bashku, ka kohë që ka filluar përgatitjet në bazë të një programi me veprimtari artistiko – festive, të cilat kanë filluar që mbrëmë dhe do të vazhdojnë deri më 5 shtator që është kulmi i festës.
Kështu, mbrëmjen e djeshme, në “amfiterin” para Pallatit të Kulturës dha për banorët dhe fëmijët e qytetit të Çorovodës Cirku Kombëtar i Tiranës.
Me njëherë pasi mbaroi shfaqjen cirku, në lagjen “5 Shtatori”, në një nga ambjentet e bukura të inauguruara kohët e fundit, u organizua një veprimtari tjetër e gëzueshme, një natë e paharrueshme për të gjitha moshat me këngë popullore, muzikë dhe kërcim live.