Festivali i Poezisë së Detit dhe fryma kulturore e Fatos Çerenishtit

Festivali i Poezisë së Detit dhe fryma kulturore e Fatos Çerenishtit

 

 

Në mjediset e kompleksit turistik Fafa resort në Durrës, nuk bëhet thjesht biznes. Me veprimtaritë e shumta kulturore dhe artistke, i zoti i kësaj “shtëpie”, Fatos Çerenishti, një sipërmarrës skraparlli, i njohur në të gjithë vendin dhe trvat shqipatare, po “del “nga kornizat komerciale, duke iu qasur për herë e më shumë vlerave të artit dhe kulturës.

 

 

Një mecenat dhe filantrop që e ka kthyer kompleksin e tij gjigant në një vatër kombëtare kulture, ku sa mbaron një veprimtari, fillon tjetra.

 

 

Kujdes të veçantë ai i kushton komunitetit skraparlli që jeton dhe banon në qytetin bregsetar të Durrësit, që ky komunitet të integrohet sa më shpejt, me punë e dinjitet, duke treguar vlerate vërteta që ka.

 

 

Dje ishte aktiviteti i radhës, Festivali i Poezisë së Detit me poetë me origjinë nga Skrapar, e ideuar bukur nga poeti i mirënjohur Agim Bajrami.

 

 

Pjesëmarrës ishin poetët me origjinë nga Skrapari, Astrit Lulaj, Luljeta Leka, Xhevahir Cirongu të rreshtuar denjësisht mes poetëve durrsakë, poetëve të ardhur nga Vlora e Malësia e Madhe, nga Lushnja e Prishtina.

 

 

Të tre këta këta krijues janë paraqitur denjësisht me krijimet e tyre.

 

 

Pas fjalimeve të rastit, debutimit të poezive, u ndanë edhe çmime, një ndër këto vlerësime ishte çmimi mirënjohës për atë që e mban derën hapur për këto lloj veprimtarish, të zotin e shtëpisë, Fatos Çerenishtin.