Një emër nga lartësitë

Një emër nga lartësitë

 

 

Hajri Nuhu

Kryetar i shoqatës kulturore atdhetare “Tomorri” Durrës

 

 

Çorovoda edhe pse në një ditë me shi, m’u duk e bukur.

 

Salla e shtëpisë kulturës e rinovuar, plot ngjyra. Ding, e mbushur. E vogël për t’i marrë të gjithë, por të të mirët i nxë.

 

 

Emoncionet të mëdha, kujtimet po ashtu. Qytetarë që njeh, që ke dëshirë t’i takosh, t’i pyetësh. Të tjerë që “janë të rinj” në këtë qytet.

 

 

Miqtë e ardhur dhe banorët e tij sfiduan kohën e keqe. Në emër të respektit, të historisë e të kujtesës. Në apel të dashurisë për çdo vlerë që ai mbart.

 

 

Një veprimtari e organizuar nga Bashkia Skrapar. Titulli “Qytetar Nderi i Skraparit” për Maksim Musabelliun.

 

“Një emër nga lartësitë”. Dokumentari për intelektualin, profesionistin, qytetarin e njeriun human.

 

 

Moderimi i veprimtarisë përherë është i vështirë. Në këto raste kur auditori është “i zgjedhur”, vendas dhe jo vetëm, bëhet sfidë. Nuk e di nëse ia dola. Shpresoj. Di që ka qënë nga ditët më emoncionuese edhe për mua. Se koha në të tilla raste nuk mjafton.