Filmi “Strehëza e re”, refleksioni i një profesori për të dhe për të gjithë filmat e tjerë shqiptarë të realizmit socialist

Filmi “Strehëza e re”, refleksioni i një profesori për të dhe për të gjithë filmat e tjerë shqiptarë të realizmit socialist

Prof. asoc. dr. Hysen Binjaku

”Strehëza e re” është titulli i një filmi, prodhim i para viteve nëntëdhjetë. E pashë edhe sot në një nga kanalet e RTSH.

 

Pse ta fsheh! Sytë në ekranin e TV dhe mendja në Çerricën time të largët, në Tomorricë e Skrapar.

Në ekran flet  dhe vepron Dania (kryetari i kooperativës në një fshat malor të Korçës) dhe mua më kujtohet Axhem Breshani (kryetari i Çerricës për shumë vite), i cili nuk i lë gjë mangut Danes së filmit (për punë e përkushtim në të mirë të fshatit).

 

Më kujtohen edhe im at, Kudret Binjaku (kryetar i Çerricës për një-dy vite), Ali Saliasi (kryetar i Zhepës), Sefer Kono (kryetar i Leskovës), Myslim Ahmeti (kryetar i Gurrazezit), Islam Xhallari (kryetar i Çorrotatit) e plot të tjerë kryetarë në Tomorricë e Skrapar.

 

Në ekran shfaqet, duke punuar me traktorin me zinxhira tokat e një fshati malor në Korçë, Bido traktoristi e ndihmësi tij dhe mua më vinë ndërmend traktoristët e parë të fshatit tim, Muharrem Breshani, Mersin Mersinasi, Hatem Spahiu etj.

 

Në ekran shikoj dasmë e Bido Traktoristit me një vajzë të fshatit (dikur fqinje e tij) në oborrin e “Strehëzës së re” dhe në mendje më vinë sa e sa dasma në fshatin tim të Llndjes Çerricë, por edhe në Zhepë e Çorrotat ku jam nip e stërnip.

 

Tani pyes, ata që duanë të ndalojnë çfaqen e filmit “Strehëza e re”, çfarë propagande ka në të?! Aty është jeta në çdo fshat malor (mos harroni se të tillë në atë kohë kishte shumë) në vitet 50-60 të shekullit njëzetë. Pse doni ta fshini kujtesën e atyre njerëzve që i kanë jetuar intensivisht ato vite?!