Foto historike e vitit 1941: Ushtria pushtuese italiane në majën e malit të Tomorit (Çuka e Abaz Aliut)

Foto historike e vitit 1941: Ushtria pushtuese italiane në majën e malit të Tomorit (Çuka e Abaz Aliut)

 

Fotoja mund të jetë bërë në muajt mars – prill 1941. Nga veshjet duken si ushtarë të formacioneve Alpine, që ishin elita e ushtrisë fashite të Musolinit, me ushtarë të mobilizuar kryesisht nga zonat e Alpeve të Italisë: Milano, Bergamo, Breshia  dhe Alto Adixhe.

 

 

Përballë duket mali i Shpiragut.  Në këtë periudhë ushtria ka punuar për të hapur një rrugë me kalldrëm midis Poliçanit dhe Bargullasit me synim, ndoshta për të kapur lartësitë e Tomorrit, ku u ngrit një bazë ushtarake,  por, pse jo, edhe më tej, për të zënë Çukën e Abas Aliut.

 

 

Kjo pikë strategjike ka qenë baze ushtarake nga më të vjetrat në botë, që në kohët antike. Nga të dhënat tona ka qenë edhe një bazë ushtarake osmane, të cilën Skënderbeu e ka marrë me luftë në vitin 1457.

 

 

Botanisti i shquar italian, efektiv i ushtrisë italiane në të dy luftërat botërore, mik dhe njohës shumë i mirë i Shqipërisë, veç studimeve për florën dhe faunënë e Tomorrit, e ka quajtur Malin e Tomorrit,  fortesë të pakapërcyeshme ilire.

 

 

Në kohën e socializmit, në vitet ’60 të shekullit të kaluar këtu u ngrit një bazë ushtarake vrojtuese që funksionoi deri në vietin 1990. Kjo bazë krejtësisht nëntokësore u shkatërrua pas vitit 1991. Baza ishte pikërisht nën themelet e sotme të tyrbes (kenotaf) të Abas Aliut në majën eTomorrit.

 

 

 

Shënim:

 

Ky postim është marrë nga statusi i Facebook – ut të studiuesit Besim Dervishi