Gëzuar skrapallinj kudo që jeni!…

Gëzuar skrapallinj kudo që jeni!…

 

Gëzuar, o skrapallinj, ju paça me ymër dhe me shëndet!

 

 

Me anë të kësaj “kartoline” të thjeshtë: uroj të gjithë Skraparllinjtë, të njohur dhe të panjohur, të vegjël e të mëdhenj, të sëmurë e të shëndetshëm, të dështuar dhe të suksesshëm, të gënjyer dhe të zhgënyer, “Gëzuar 2024!…

 

 

Qëndroni siç keni qëndruar kurdoherë, që në kohë të mëparëshme, të mira ose të këqia, që gjithmonë e keni treguar veten.

 

 

Ju e dini se ka patur njerëz që janë munduar të spekulojnë dhe ta përdorin për interesat e veta, thellësisht personale, emrin e Tuaj të mirë, një emër Historik, të vënë me sakrifica të jashtëzakonshme në shekuj, civilizimin e Tuaj shekullor të admirueshëm, po të kesh parasysh atë pozicion gjeografik dhe atë fat historik të pakrahasueshëm të asaj krahine, të pakrahasueshme me asnjë  krahinë tjetër të Shqipërisë…

Por Ju keni qëndruar ata që jeni dhe ashtu siç jeni (them për shumicën, jo ata që ndahen nga tufa dhe që dihen ku përfundojnë…)!

 

 

Ndihuni  mirë, ndihuni krenarë, sepse, edhe tani, në këtë kohë të turbullt, shumica Juaj nuk e kanë humbur orientimin, ngeleni ata skraparllinj të “Skraparit të parë”, të vërtetët, bijtë e Etërve të Tuaj!…

 

Urime dhe suksese në jetë, kokë më kokë, gjithësecilit, të vegjël edhe të mëdhenj!

 

 

Zëri Juaj,

Orakujt e Tomorrit!