Gjiganti turistik Fafa Group në mediat ndërkombëtare
Listës së mediave më të mëdha ndërkombëtare që kanë shkruar Grand Blue Fafa dhe Fafa Premium i shtohet këto ditë edhe revista prestigjioze nderkombetare “Global Vip Model’s”.
Faqet kryesore dhe kopertina e numrit të fundit të kësaj reviste i dedikohen krijuesit të rrjetit të hoteleve FAFA, Fatos Çerenishtit si një histori suksesi frymëzues.
“Kombinimi i elegancës, mikpritjes së sjellshme, pastërtisë e të gjitha kushteve tjera ka bërë që hotelet e Fafa – s të jenë opsioni primar për çdokënd që dëshiron të kalojë pushime të qeta e relaksuese duke krijuar kujtime të paharrueshme në mjediset e tyre”, thekson “Global Vip Model’s”, duke shtuar se “te FAFA ke të shpalosur gjithë atlasin gjeografik të botës dhe fliten të gjitha gjuhët e botës”.
“Shqipëria duhet të krenohet me një kompani të tillë turistike si “Fafa Group” – mbyll shkrimin e saj “Global Vip Model’s”.