Histori e shkurtër e disa prej teqeve shqiptare
Sipas “Rrëfime nga Korça”
NGA TEQE E PËRMETIT, lajmërohemi se themeltari i saj, Haxhi Babaj, mbas traditave, do të ketë qenë 300 vjet më parë.
TEQE E MELÇANIT, pas një guri që gjendetë në të, thuhetë se më 1226 të hixhretit (afro 1800 me datën e Krishtit) u-themelua prej Atë Qazimit. Që atëherë kanë ardhurë tetë etën:
At Hyseni (thernelonjësi); at Mustafa, at Salih, at Abdullah, at Hamid, at Adem, at Hysen dhe atë Qazim i sotëm.
TEQE E FRASHËRIT, themeluar prej Tahir Dede, me emër tjetër Nasibi Sulltani, drejt motit 1230 (afro 1830). Që atëherë kan’ ardhur: At Jusuf, at Alush, at Hysen, at Abidin, at Sheme, at Mustafa i sotëm.
TEQE E PRISHTËS, është themeluarë më 1855 prej at Tahirit. I dyti kryetar i faltoresë ka qenë at Xhaferi, dhe me radhë: at Ahmed (internuarë në Sinop dhe vrarë atje); at Myhiddin, at Shaban, at Hysen, at Kamber i tanishmë.
TEQE E THEREPELIT, është themeluarë më 1873 prej atë Behlulit, i cili ndënj në kryesi 38 vjet, dhe vëndin e tij e zuri atë Halim i tanishëm.
TEQE E SOTME E QATROMIT, (afër Korçës), është rigoditur rnë 12 qershor 1307 të hixhretit (1890), në vendin ku gjendësh një zavije e vogël.
FALTORE E TOMORIT E SOTME, ka për themelimtar at Ilias Vërzhezhën më 1916, kur ishte akoma dervish; sot gjendetë në krye të kësaj teqeje at Ali Tomorri.
(Marrë nga revista “Dituria” dhjetor 1927)