Historia e Lekut Shqiptar: Ja pse Ahmet Zogu e përjetësoi Aleksandrin e Madh në monedhën shqiptare

Historia e Lekut Shqiptar: Ja pse Ahmet Zogu e përjetësoi Aleksandrin e Madh në monedhën shqiptare

Ndërsa në Shqipëri në vitet e pas Luftës së Parë Botërore ishte një rrëmujë e vërtetë për sa u përket prerjes së monedhave, të cilat ishin edhe lokale, psh, kartëmonedha e hedhur në qarkullim në Bashkinë e Vlorës në vlerën e 50 qind-karte, kishte figurën e Ismail Qemalit, ajo e Bashkisë së Korçës ishte ende kartëmonedha që hodhën francezët; në shkallë vendi kishin filluar prerjet 20-she dhe 5-she franga, si dhe monedha metalike prej nikeli me figura e simbole nga më të ndryshmet.

 

 

Ekonomistë vendas dhe specialistë të huaj dhanë alarmin se nuk mund të ecej më me këtë gjendje. Në këto kushte në parlamentin shqiptar, në vitin 1923 u diskutua për një monedhë shqiptare, të emërtuar me një emër shqip.

 

 

Propozimi erdhi nga vetë Zogu, dhe po vetë ai tha edhe emrin që do të mbante monedha në të ardhmen. Do ta quajmë Lek, tha ai, në nder të Aleksandrit të Madh të Maqedonisë.

 

 

Po pse propozoi Zogu që kartëmonedha jonë të mbante emrin e Aleksandrit të Madh? Të gjithë prijësit shqiptarë e kanë patur idhull Aleksandrin e Madh. Pirua i Epirit shkonte deri atje sa të thoshte se kishte lidhje gjaku me Lekën. Skënderbeu i mori emrin Iskander dhe simbolet, brirët e dhisë.

 

 

Kur e bënë ata, pse të mos e bënte edhe Ahmet Zogu, apo nuk ishte mbret i gjithë shqiptarëve? Ambicien ia rriti më tepër një bisedë me shkrimtaren e amerikane Rose Wander Lane, me të cilën kishte shumë afinitet. Gjatë udhëtimeve në Shqipërinë e veriut, në Mat ajo kishte dëgjuar nga një plak se Aleksandri i Madh ka lindur në Mat, në Emadhi. “Ka pasur atë kohë dy kryeqytete të mbretërisë së bashkuar, ka qenë Pela, mes Selanikut dhe Manastirit dhe Emadhia, kryeqyteti i vjetër, që shtrihej në luginën që tani quhej Mati”, kishte thënë plaku. Leka i Madh u lind në Emadhia, ku jetoi derisa la djepin. Ai i hipi kalit për herë të parë kur vajti në Pela, kurse Filipi i Dytë doli nga Pela për ta pritur dhe ndodhi që pikërisht nga kali Leka i Madh e pa për herë të parë të atin.  Fshatarët e anës së Matit bënin fjalë lirshëm për “qytetin e moçëm të Emadhisë” dhe “vendlindjen e Lekës së Madh”, i kishte Lane Zogut, si nuk e ditke ti”?.

 

 

Kuptohet që kjo bisedë e çmendi fare Ahmet Zogun, të cilit i hipi në kokë se kishte lidhje me Aleksandrin e Madh.

 

Ai e dinte se po ta deklaronte këtë, do të bënte ndonjë  budallallëk që nuk e ngrinte dot kandari, sidoqoftë një sedër e dhelur s’mund të rrinte pa matur pulsin se si do të pritej në rrethet shoqërore të oborrit. Por sa herë që hidhte mufkën, të gjithë qeshnin. Ndaj hoqi dorë një herë e mirë nga idea e të qenit pasardhës i largët i Aleksandrit të Maqedonisë, duke bërë të dytën, duke e përjetësuar atë në monedhën shqiptare, që nuk ishte një shërbim i keq, ndaç për shqiptarët, ndaç edhe për Aleksandrin si paraardhës i tyre.

 

 

 

Monedhat e Enverit, leku, pa Aleksandër të Madh

 

 

Në në kohën e socializmit monedhat ishin mbushur me njerëz tw stilit tw pikturws sw realizmit socialist, me njerwz muskulozë, punëtorë fabrikash, të rinj hekuruadhash me kazma e lopata, me trena e turbina, traktorë e autokombajna.

 

 

Ndërsa në periudhat e tjera kishte prerje të monedhave metalike ku vendoseshin simbolet emblematike të Aleksandrit të Madh, në socializëm ato u hoqën, leku mbeti pa Aleksandrin e madh, megjithëse mbante emrin e tij. Në të gjitha kartmonedhat, por edhe monedhat metalike u vu stema e republikës, që përmbante si datë 24 majin, Kongresin e Përmetit.

 

 

Aleksandri i Madh

 

 

Aleksandri III, (356-323 para Krishtit), mbreti i Maqedonisë, pas pushtimit të Greqisë nga babai i tij, Filipi II, e shndërroi atë në perandori duke u zgjeruar nga Ballkani në lumin Nil dhe në Himalaje, duke gjunjëzuar me dhjetëra miliona njerëzi përgjatë rrugës.

 

Në një banket në Babiloni, ai piu shumë dhe u sëmur, me siguri për shkak të malaries. Vdiq disa ditë më vonë në moshën 33-vjeçare.

 

 

Pothuajse të gjithë historianët dhe biografët kanë pranuar prejardhjen e tij Ilire, prej të atit dhe prej së ëmës Olimpias. Pirua i Epirit e quante veten trashëgimtar të Aleksandrit të Madh.

 

 

Duke patur parasysh origjinën “shqiptare”, Skënderbeu e quajti atë udhëheqës shpirtëror, dhe mori prej tij simbolikisht emrin Iskandër dhe brirët e dhisë në përkrenare.