In Memoriam / Nazif Musai, ndër “pionierët” e parë të mësuesisë në Skrapar

In Memoriam / Nazif Musai, ndër “pionierët” e parë të mësuesisë në Skrapar

 

 

Hajri Nuhu

 

Nazif Musai u lind në Vëndreshë në 28 shkurt 1938. Ishte djali i një familje atdhetare dhe i një fisi me emër.  Qe ndër nxënësit e parë të shkollës që u rihap pas clirimit të vendit.

 

 

Mësonte dhe kishte ëndrra e dëshira të cilat i realizoi në jetë. U shkollua fillimisht në  Vëndreshë dhe më pas është ndër të parët “pedagogjikas” nga Skraparit që përgatitet për mësuesi. Shkollën pedagogjike e kryen në Durrës.

 

Punoi edhe inspektor për kuadrin në seksionin e arsimit të Skraparit. Më pas kreu detyrën si nëndrejtor i shkollës së Vëndreshës.

 

 

Për shumë vjet mësues në ciklin fillor në Vëndreshën e tretë. Mbi 45 vjet punë në arsim. Një jetë. Dhe kudo që punoi Nazifi ishte njeriu i drejtë e i ndershëm, i hapur në mendime, racional dhe konkret në profesion.

 

Breza të tërë nxënësish e kishin krenari, kolegët nëpër vite e patën mik e shok të mirë. Nazifi ishte me karakter të fortë. Këtë e rrezatoi kur dekada më parë humbi bashkëshorten.

 

 

Djemtë Nardi e Alketi dhe vajzat u kujdesën shumë nëpër vite. Ai jetoi me dashurinë e respektin e fëmijëve ,të nipërve e mbesave.

 

 

Ishte edhe një mik i shoqatës “Tomorri” dhe i skraparllinjve. Vërtet iku nga kjo jetë, por mbeti përfaqësuesi më i denjë i komunitetit të skraparllinjve të Durrësit që do të kujtohet gjatë.