In Memoriam / Piktori Ali Kapxhiu dhe puna e bukur që ai la pas për të mos u harruar kurrë

In Memoriam / Piktori Ali Kapxhiu dhe puna e bukur që ai la pas për të mos u harruar kurrë

Dje u mbushën plot 15 vjet nga ndarja e parakohëshme nga jeta e piktorit Ali Kapxhiut.

 

Në këtë përvjetor “Orakujt e Tomorrit” sjellin në nderim të kujtimit të tij këtë shkrim modest:

 

 

Ali Kapxhiu lindi në Gradec (Qendër) të Skraparit më 16 korrik të vitit 1959. Në vitet 1975-1979 kreu Liceun Artistik “Jordan Misja” në Tiranë. Në shtator të vitit 1979 emërohet mësues në shkollën 8-vjeçare “Refat Keli” Poliçan, pastaj në shkollën “70-vjetori i Pavarësisë”, po në Poliçan.

 

Gjatë këtyre vjetëve ai u dallua si një njeri i përkushtuar, korrekt, i dashur dhe i respektuar nga të gjithë banorët e këtij qyteti të vogël.

 

Aliu ishte një nga intelektualët më të njohur të qytetit të Poliçanit, me një jetë të pasur artistke, duke u dhuruar qyetarëve të vet kënaqësi me ekspozitat e pikturave që ai çelte herë pas here, por edhe me studion e tij të punës, që ai e linte derën e saj hapur dhe rrinte vazhdimisht plot me njerëz, që shikonin se si ai krijonte pikturat e tij, sidomos në gjininë e peizazhit.

 

Në vitin 1983 hapi në Poliçan ekspozitën e tij të parë të pikturës me 30 punime në vaj dhe akuarel, ekspozitë që u pasua edhe disa të tjera në Çorovodë dhe Poliçan.

 

Aliu ishte i pasionuar pas peizazhit. Motivet i merrte nga bukuritë e natyrës së Skraparit, veçanërisht nga Kanionet e Osumit, Kanionet e Gradecit, Gryka e Dëvrisë, Ura e Kasabashit, fshati i tij, Gradeci etj.

 

Punimet e tij janë shtrirë në Greqi, Itali, Angl, Gjermani e gjetk, ku emigrantët skraparllinj nxjerrin mallin e tyre.

 

Ali Kapxhiu vërtet u nda nga jeta, por ai nuk u harrua dhe nuk do të harrohet kurrë, pasi la pas një punë të bukur, ku derdhi talentin dhe shpirtin e tij artist.