In Memoriam: Si mund të harrohet meteorologu dhe moderatori ikonë i parashikimit të motit në RTSH, Petrit Leka!?…

In Memoriam: Si mund të harrohet meteorologu dhe moderatori ikonë i parashikimit të motit në RTSH, Petrit Leka!?…

 

Personi në foto është meteorologu shquar shqiptar dhe moderatori ikonë për parashikimin e motit në Radio dhe TVSH, Petrit Leka, me origjinë nga Saranda.

 

 

Petriti pasi mbaroi studimet jashtë shtetit filloi punë pranë Shërbimit Meteorologjik Shqiptar në vitin 1949 e deri në vitet 1970.

 

 

Koincidencë e rrallë në botën mediatike që Petriti i ngjante me të gjitha tiparet e pamjes dhe të zërit “sozisë” të tij të RAI-t për meteorologjinë, Edmondo Bernacca, moderator-meteorolog i Rai 1.

 

 

Edmondo Bernacca

 

 

Kjo ngjashmëri në tipare dhe zë u bë “vrastare” për largimin e tij për disa kohë nga TVSH, me urdhër nga qeveria e kohës, pasi, sipas saj, ai imitonte Perëndimin(!?)…

 

 

Respekt të madh për këtë ekspert të shquar të meteorologjisë shqiptare dhe medies!

 

 

 

Për “Orakullin e Tomorrit”, postim i dr. Hasan Shkëmbit

 

Faleminderit profesor për këtë Kujtesë!