Izet Dyrmishi, personalitet me kontribute të shquara shtetërore, politike dhe shoqërore në Skrapar dhe jashtë tij

Izet Dyrmishi, personalitet me kontribute të shquara shtetërore, politike dhe shoqërore në Skrapar dhe jashtë tij

 

 Është vlerësuar si një nga intelektualët më në zë, më energjik dhe më të diturit e brezit të tij në krahinën e Skraparit

 

 

Zylyftar Hoxha

 

Izeti Dyrmishi pati një jetë plot tallaze, me ulje e ngjitje, që, në luftë e sipër, i përballoi denjësisht, duke i rritur dhe lartësuar në këtë mënyrë vlerat dhe virtytet e spikatura njerëzore që e karakterizuan gjatë gjithë jetës së tij aktive.

 

Ai ka qenë një nga intelektualët më në zë, më të ditur dhe më aktivët e krahinës së Skraparit. Atë nuk e njeh dhe e vlerëson si të tillë vetëm Skrapari, por edhe Berati, Tropoja, Kukësi, Lezha dhe rrethet intelektuale akademike dhe universitare të Tiranës, ku punoi kohët e fundit.

 

 

Ai konsiderohet në masat e gjera të popupullit të zonave ku ka punuar, si njeriu që ka siguruar në jetë shkallën më të lartë të ndershmërisë, urtësisë, dashurisë dhe respektit njerëzor.

 

 

Të gjithë ata që punuan me të, qoftë si eprorë apo edhe si vartës, flasin me superlativa për personalitetin e tij.

Të shkosh në Berat, Tropojë, Kukës, Krumë – Has dhe Lezhë dhe të pyesësh për Izet Dyrmishin, vështirë të mos e njohë kush.

 

 

 

Kush ishte Izet Dyrmishi

 

Ka lindur më 28 maj të vitit 1924 në Koprënckë të Skraparit. Shkollën fillore e ka bërë në Malind. Në kujtimet e tij ai shkruan se shkollën fillore e mbaroi me rezultate të shkëlqyera, që në atë kohë vlerësoheshin me notën 1 (njësh).

 

 

Gjatë periudhës 1939-1944 familja Dyrmishi përjetoi jo vetëm peshën e okupacionit nazi-fashist, por edhe atë të Luftës Italo-greke. Tre pjesëtarë të kësaj familjeje morën pjsë aktive në luftë në formacionet partizane. Shtëpia u kthye në bazë të Luftës  Antifashiste Nacionalçlirimtare, status të cilin e gëzon edhe sot që është kthyer në gërmadha.

 

 

 

Vet Izeti në fillim të vitit 1942 u lidh dhe u bë pjesë aktive e Lëvizjes Antifashiste Nacionalçlirimtare. U shqua si luftëtar në komandën e Vendit dhe propagandist i Rinisë Antifashiste Shqiptare në krahinën e Potomit.

 

 

 

Pas çlirimit të vendit u dallua si si veprimtar shoqëror dhe organizator i zoti për përballimin dhe riparimin e pasojave të rënda që kishte lënë lufta pas.

 

 

Duke ndjekur rrjedhën e familjes së tij, Izet Dyrmishi në librin e tij autobiografik “Në rrjedhën e jetë sime”, shkruan se në vitin 1948, kur ishte 24 vjeç, martohet me Verën, (Mynevere Sinan Ylli, nga Leshnja), një pinjolle e kësaj familje të madhe dhe të njohur në Skrapar dhe jashtë tij për vepramtarinë e spikatur atdhetare.

 

 

Familja Ylli

 

Jeta familjare, siç shkruan ai në libër, u zhvillua në harmoni e mirëkuptim të plotë, nga dashuria e të cilës lindën dhe dy djem,  Triumfi dhe Agimi, të cilët kanë krijuar famijet e tyre dhe ecin në gjurmët e të parëve.

 

 

 

Shkallët e karrierës dhe “gjeografia” e lëvizjeve të Izet Dyrmishit

 

 

Skrapari

 

Në ditët e para të majit 1946, një vit e gjysmë nga dita e Çlirimit të Shqipërisë, Izet Dyrmishi merr në dorëzim detyrën e sekretarit të Parë të Bashkimit të Rinisë të Rrethit të Skraparit, një organizaët e fuqishme dhe prestigjioze për kohën.

 

 

Pas tre muajsh lirohet nga detyra e Sekretarit të Parë dhe kalon në një detyrë tjetër më të lartë, në detyrën e sekretarit Kuadrovik të Komitetit të Partisë në Nënprefekturë,

 

Në 1 dhjetor ’46 fillon studimet në Shkollën e Partisë në Tiranë. Në 30 qershor ’47 kthehet në Skrapar dhe, për shkak të lëvizjeve në kuadër, caktohet në detyrën e sekretarit Politik të Skraparit, ose thënë ndryshe, sekretari i Parë.

 

 

Berati

 

Në fillim të shtatorit ’53 Izet Dyrmishi ngarkohet me detyrën e sekretarit  të Parë të Rrethit të Beratit deri në fund të vitit 1955, kur u shkri Qarku. Pas dy vjetësh kaloi në detyrën e Sekretarit të Dytë, ku punoi  deri më 30 nëntor ‘59.

 

Në Berat u dekorua nga Presidiumi i Kuvendit Popullor me Urdhrin e Punës të Klasit III, një Urdhër i rëndësishëm për kohën.

 

 

Tropoja

 

Më 20 dhjetor 1959, Izet Dyrmishi transferohet nga Berati dhe emërohet rekomandimin si sekretar i Parë i Partisë në Tropojë.  Pas disa vjetësh në detyra të larta, ai tashmë kishte fituar një përvojë dhe siguri në marrjen e vendimeve.

 

 

Në Tropojë ai shfaqi më shumë se në çdo rreth tjetër aftësitë organizative dhe cilësitë e një kuadri që dinte të punonte me njerëzit. Si askush tjetër kuadër i asaj kohe ai u lidh dhe bujti në familjet më me ndikim të asa krahine, u lidh me njerëz të thjeshtë dhe të përkushtuar, merrte pjesë në festa lokale, në gëzime e vakiara familjate.

 

Kjo mënyrë drejtimi dhe organizimi rezultoi shumë e suksesshme, aq sa Enver Hoxha e mori shembull disa herë në mbledhjet e Komitetit Qendror të Partisë, por edhe se në të vërtetë u pasqyrua edhe në arritjet ekonomike të rrethit më verior të Shqipërisë.

 

 

Tirana, KQ i PPSH

 

Nga 1 shtatori 1967 deri në 30 nëntor 1968, pra gjithsej 15 muaj, Izet Dyrmishi punon si instruktor në Komitetin Qendror në Tiranë.

“Grupi i instruktorëve ishte filtri i parë i projekteve dhe analizave që bënte Sekretariati, Byroja Politike dhe KQ, ndërsa filtri i dytë ishin ekspertët përkatës.

Në tetor-nëntor 1968, me një ekip të madh të Komitetit Qendror, shkuam në Kukës, ku studiuam gjendjen dhe mundësitë për të fituar “kohën e humbur për zhvillimin e zonave malore”. Në dhjetor të vitit 1968 u rekomandova të zgjidhesha sekretar i Parë i Komitetit të Partisë së Rrethit të Kukësit, që për mua ishte krejtësisht e befasishme dhe krejtësisht e papritur”, shprehet Izet Dyrmishi.

 

Kukësi

 

 

Në vitin 1968 transferohet sekretar i Parë i rrethit të Kukësit. Pas shtatë vjetësh në këtë detyrë, ai kalon një çast tepër të vështirë në jetën e tij. Drejtori i Ndërmarrjes së Krumës, siç ndodhte atëhere, edhe pa i verifikuar mirë gjëart, dënohet me vdekje.

 

 

Sido që “bigarihak”, në këto kushte ai priste një dënim të rëndë, u mjaftua me shkarkim nga detyra e sekretarit të Parë dhe emërim në “vendin e ngjarjes”,  drejtor i Ndërmarrjes Bujqësore të Krumës.

 

 

Kruma – Hasi

 

Në maj të vitit 1975 fillon punë në Krumë. Vështië të punosh në “vendin e krimit”, por nuk kishte alternativë tjetër. Partia e kishte vënë në provën e fundit.  Nuk u pezmatua, nuk e dha veten. Filloi punën me një energji të re, derdhi tërë talentin dhe përvojën e grumbulluar ndër vite dhe ia doli që ndërmarrja të dilte nga gjendaj dhe të kishte rezultate impresionuese në krahasim me të kaluarën.

 

 

Pas dy vjetësh “provën” e kaloi me sukses. Në vitin 1977 emërohet drejtor i Fabrikës së Letrës në Lezhë.

 

Lezha

 

Në Lezhë si drejtor i Fabrikës së Letrës të sapo ndërtuar punoi dy vjet. Ishte mësuar të drejtonte “fabrika pa çati” siç janë minierat, bujqësia dhe blegtoria, por të punoje në “fabrikë me çati” ishte shumë komode.  Në Lezhë nuk pati probleme, punët i shkonin “vaj”, por tani kishte arritur në një moshë që, që, shpirtërisht, nuk përballohej më jeta nomade me “plaçka në kurriz.

 

 

Ia shprehu këtë një miku me potencë në atë kohë. Ishte një e vërteë, që nuk mund të kundërshtohej, u transferua menjëherë në Universitetin Shtetëror të Tiranës, një detyrë e përshtashme tamam për moshën dhe përvojën që kishte.

 

 

 

Universiteti i Tiranës

 

 

Në vitin 1979 emërohet në Rektoratin e Universitetit Shtetëror të Tiranës, si shef i degës së Kuadrit për të gjithë Universitetin, detyrë që e kreu deri sa doli në pension.

 

 

 

Në pension, por jo pensionist

 

 

 

Idealist, i drejtë, i ndershëm dhe shpirt demokrati në atë kohë dhe deri në ditët e fundit të jetës së tij.   Çdo mëngjes, mbasi bënte shëtitjen e tij nga liqeni i Tiranës, kthehej tek dyqani ku shiteshin gazetat, blinte gazetën dhe bashkë me shokët e tij do të kalonte ato pak çaste që ai i çmonte aq shumë. Në pjesën më të madhe të ditës do ta gjeje në Arkivin e Shtetit dhe në Bibliotekën Kombëtare.

 

 

Janë me qindra e qindra dokumente të për Skraparin që janë bërë publike nga Izeti. Dokumententi më i rëndësishëm dhe shterues, është ai që hedh dritë mbi figurën e firmëtarit të Pavarësisë, Xhelal Koprëncka, një figurë që ishte injoruar nga regjimi komunist.

 

 

Izet Dyrmishi është autor i disa librave studimorë historikë, të cilat janë mirëpritur nga publiku për saktësinë, korrektësinë dhe vërtetësinë, pasi janë libra të argumentuar me dokumente arkivore.

 

 

Të tillë janë librat “Në rrjedhën e jetës sime”, “Koprëncka në rrjedhën e viteve”,  “Skrapari në LANÇ dhe progresin shoqëror”, “Kjo rrugë pa fund” etj.

 

 

Është dekoruar me urdhra dhe medalje të ndryshme për kontributi të spikatur në luftë dhe në punë nga Presidiumi i Kuvendit Popullor.

 

Ka marrë titullin Qytetar Nderi i Qarkut të Beratit.