Jo vetëm kuriozitet: Cila është historia e napolonit flori që qarkullonte në Shqipëri dhe si u fut ai në arkat e qeverisë së Zogut

Jo vetëm kuriozitet: Cila është historia e napolonit flori që qarkullonte në Shqipëri dhe si u fut ai në arkat e qeverisë së Zogut

 

Ky është napoloni flori me pamje në të dy anët. Shumë veta kanë dëgjuar për të, por të paktë janë ata që e kanë parë apo prekur me dorë.

 

 

Në gjuhën popullore në Shqipëri  quhej “gjeli”, “kaposhka”, “verdhushka” etj.

 

 

Ka pasur vlerën e 20 frangave ari. Është emetuar në Francë në vitin 1907 me këto përmasa: diametër 21 mm, peshë 6.45 gram.

 

 

Shqiptarët, dikur, nën sundimin osman përdornin monedhat turke, lira, aspra etj.  Franga ari është përdorur në vendin tone më vonë si e vetmja monedhë fuqiplotë, si benzinë e zhvillimit, e jetesës dhe mbijetesës  shqiptare.

 

 

Gjatë Luftës së Parë Botërore hynë monedha të tjera të huaja, austriake, italiane, greke dhe serbe, ndërsa në Korçë, në kohën e francezëve u bë një monedhë shqipatare që qarkullonte në vetëm në këtë qytet, por që nuk rregulluan asgjë në ekonominë e kohes.

 

Një prej kartëmonedhave të para, të emetuara në vitin 1926 dhe që kishte vlerën e 20 Frangave Ari, ishte ajo e Mbretit Zog.

 

E shkruar në dy gjuhë, në italisht dhe shqip, mban përsipër portretin e një djaloshi shqiptar, me kostum popullor, me qeleshe e jelek.

 

 

Zogu i dha kësaj monedhe kartë vlerën e 20 frangave flori. Me marifet, për të grumbulluar floririn, ai shtoi kësaj monedhe letre edhe njëshifër tjetër. 20 franga letër vlente 1 frangë më shumë se, një gjel apo verdhushkë.

 

 

Duke rritur vlerë e letrës, njerëzit, pas kësaj blenë letër dhe shitën flori. Me këtë flori u mbush banka, të cilin ai më në fund e mori për vete.