Jonuz Begaj, krenar për një stërnip të tillë Qeshibesi!…
Jonuz Begaj është simbol i një burri të ditur, diplomati të shquar, të ngritur përmes meritave dhe kontributeve, një politikan me integritet të lartë moral, intelektual i njohur me kontribut kombëtar dhe ndërkombëtar.
Ai i ka shërbyer vendit të tij, shtetit të tij dhe diplomacisë shqiptare në rrethana politike mjaft delikate, shpesh herë të trazuara maksimalisht dhe sidomos ato me fqinjët tanë problematikë.
Jonuz Begaj u lind në 11 janar 1947 në Gorishovë të Mallakastrës, në një familje me tradita të herëshme patriotike e atdhetare, me pesë dëshmorë të luftës për çlirimin e vendit nga radhët e saj.
Ai është diplomuar në degën e gjuhëve të huaja për anglisht dhe më vonë për diplomaci në Universitetin e Tiranës.
Në vitet 1975-1980, punoi në Ambasadën tonë në Athinë dhe më pasë në Ministrinë e Punëve të Jashtëme.
Në vitet 1991-1995, kur diplomacia shqiptare u ridimensionua, diplomati Jonuz Begaj ishte drejtues i Ambasadës së Shqipërisë në Beograd.
Mbrojtja e interesave të Shqipërisë e të Kosovës ishin prioritete të punës së tij.
Në vitin 1997 u zgjodh deputet në Kuvendin e Shqipërisë për legjislaturën 1997-2001.
Në vitet 2002-2007 u rikthye në diplomaci si Ambasador i Jashtëzakonshëm e Fuqiplotë i Shqipërisë në Republikën e Turqisë.
Ai është një nga pjesëtarët aktiv të Komisionit për hartimin e Kushtetutës së Shqipërisë në vitin 1998 dhe përfaqësues i Shqipërisë në Asamblenë Parlamentare të Europës.
Aktiviteti i tij vijoi si kryetar i shoqatës së diplomatëve të pavarur dhe lektor për mardhënjet ndërkomëtare në disa universitete brenda dhe jashtë vendit.
Ai është dekoruar nga Presidenti i Shqipërisë dhe Presidenti i Turqisë, si dhe është shpallur “Qytetar Nderi” i Qarkut të Fierit dhe i Beledijes Kass të Republikës së Turqisë.
Jonuz Begaj, vazhdon të punoj e kontriuubojë me përkushtim e atdhetari.
Mallakastriotët e fierakët e kanë simbol të një qytetari patriot, diplomati të suksesëshëm, politikani me integritet të lartë moral, intelektuali me kontribut kombëtar dhe ndërkombëtar.
Diplomati e politikani Jonuz Begaj i bënë nder Mallakastrës, Fierit, Shqipërisë si dhe Qeshibesit tonë.
“Qysh në fëmini , rritur vetëm me gjyshen, Mysade Liço. Dy emrat me të dashur me të cilat u rrita në fshatin Gorishovë, të Mallakastres, fshati im dhe Qeshibesi i Dangellis, fshati i gjyshes, me historitë dhe përpjekjet e tyre për mbijetes dhe mirëqenien.
Siç po shoh, ato histori po më mbajnë edhe sot të lidhur sa një ditë mbesa ime 10 vjeçare, duke me dëgjuar, më pyeti:
-Nga jemi ne, nga Mallakastra apo nga Dangellia?!…
Ju falënderoi nga zemra që me konsideroni Qeshibesli, i till jam.
Ju përqafoj përzemërsisht.
I juaj, Jonuz Baftjar Begaj
Shënim:
Shkrimi është marrë nga faqja e Facebook “Qeshibesi i Dangëllisë”