Kalaja e Qeshibesit, një pikë strategjike e gjithë luginës së Osumit, deri në Berat e Myzeqe

Kalaja e Qeshibesit, një pikë strategjike e gjithë luginës së Osumit, deri në Berat e Myzeqe

 

Me emrin Kalaja e Qeshibesit njihet kodra e bukur, e cila është rrëzë malit të Miçanit, por e shkëputur prej tij.

 

 

Siç shihet edhe në foto, kodra gjendet e vetmuar dhe ngrihet në trajtë koni, dallohet për një pozitë strategjike në zonën për rreth.

 

 

Kodra në të cilën ngrihet Kalaja e Qeshibesit shikohet nga e gjithë lugina e Osumit, por edhe nga fshatrat e Dangëllisë.

 

Nga kjo kala duket kalaja e Prishtës.

Në kala janë konstatuar gjurmë të bsistemit fortifikues. Këto duken më qartë në një kullë vrojtimi, e cila ka formë drejtkëndëshi dhe ruhet më mirë faqja e jashtme e kullës.

 

 

Kulla është ndërtuar nga blloqe gëlqerorë kuadrat të nxjerrë në kodër. Blloqet janë vendosur pa ndonjë mjet lidhës. Kulla shikon në dy drejtime, në drejtim të fshatrave të Përmetit dhe në drejtim të Luginës së Osumit.

 

Muri rrethues ka kaluar në të gjithë periferin ë kodrës.

 

 

Në sipërfaqe të kalasë janë gjetur objekte qeramike, të cilat, bashkë me mënyrën e ndërtimit, të çojnë në shekullin e 4 –t p.e.r.

 

Kalaja e Qeshibeit është bashkëkohëse e Kalasë së Prishtës dhe Potomit.

 

 

Kjo kala ka qenë më shumë një kala vrojuese, që sinjalet e koduara për ndonjë fuqi ushtarake apo për ndonjë inondatë natyrore i transmetonte me anë të zjarrit që ndizej në pjesën më të lartë të saj, në kalanë e Prishtës. Kjo, po me zjarr, ia përcillte kalasë së Skraparit; kalaja e Skraparit ia përcillte kalasë së Bargullasit, ajo e Bargullasit Kalasë së Beratit dhe ajo e Beratit gjithë Myzeqesë..