Kastriot Malo: Turizmi në Përmet!? Dale, se nuk keni parë gjë akoma!…

Kastriot Malo: Turizmi në Përmet!? Dale, se nuk keni parë gjë akoma!…

Përse nuk duhet të jetë vënd i vizituar vetëm një ditë Përmeti?

 

Nuk janë destinacion i vetëm ujrat termale të Benjës.

 

 

Strategjia e turizmit duhet të shtrihet në shumë zona malore dhe kodrinore të saj. Ato fillojnë nga Çarçova kufitare dhe vijojnë në Bubës në zonën e Ballabanit, deri në grykën e Mezhgoranit, ku dihet mirë këto të fundit kanë qënë dhe fronte lufte.

 

 

Shtëpia e Ali Bëj Këlcyrës,  dhe disa rrënoja të tjera antike, ku mendohet të jetë dhe “Dodona” janë lënë jashtë vëmendjes krejt.

 

 

 Këlcyra nuk duhet të jetë një kalim, ose disa orë qendrimi.

 

 

Vetëm një inisiativë private e ka kthyer fshatin Bual të njohur nga shumë turistë në botë për ushqimet dhe klimën.

 

 

Vjosa eshtë një zonjë e bukur, që nuk të lëshon me një të parë.

 

 

Nga ana tjetër Maleshova duhet ashtu si zona e Zagories, të nisi turizmin me kuaj, se natyra e saj është vërtet përrallore.