Kremtohet 22-vjetori i shoqatës “Tomorri”, dega e Durrës

 Kremtohet 22-vjetori i shoqatës “Tomorri”, dega e Durrës

Ashtu siç kemi njoftuar edhe më parë, dje në sallën e shfaqjeve të teatrit “Aleksandër Moisiu”, Durrës, u kremtua 22-vjetori i krijimit të degës së shoqatës “Tomorri” të Durrësit, që ishte edhe veprimtaria përmbyllëse e vitit 2022.

Veprimtarinë e çeli kryetari i kësaj shoqate, Hajri Nuhu, i cili, ndër të tëjera tha: “Ne skraparllinjtë kemi migruar nëpër vite, por kudo që kemi shkuar kemi qënë bashkë, kemi mbajtur e ndihmuar njëri-tjetrin, kemi ruajtur vlerat më të mira të trevës sonë, respektin për historinë e saj, për njëri-tjetrin e mikun, mikpritjen, besimin, këngën e dollinë.

 

Jemi punëtorë e respektojmë ligjin. Dukemi shumë, por jo. Kemi një protagonizëm pozitiv, nuk mburremi, thjesht ruajmë e vlerësojmë atë që është pozitive. Këtë po bëjmë edhe në këtë veprimtari”.

 

Më tej, para se të prezantonte dokumentarin “Tomorrica, fustanella e Tomorrit”, ai shtoi: “Në një ditë si kjo jam i emoncionuar edhe për faktin se i përkas asaj zonë, jam krenar për të. Dhe falënderimi shkon për akademikë e profesorë që flasin për Tomorricën, për ata që nuk janë dhe për ata që janë bijtë e saj.

E padyshim kjo punë nuk do të realizohej pa mbështetjen e prof. dr. Ajli Alushanit që ndodhet në Amerikë, pa mbështetjen e diplomatit e përkthyesit Eqrem Gaxholli të cilin e urojmë edhe për çmimin “Babel”, që mori këto ditë për përkthimet etij nga frëngjishtja; pa Emiliano Birakun, një djalë tomorrice, që ka bërë aq emër në Itali, si politikan i ri, biznesmen dhe kryetar i dhomës të tregtisë së Venecias. Ai ka ardhur për këtë veprimtari dhe ndodhet këtu.

 

Dhe nuk do të lë pa përmendur një mik të ri, një anëtar të ri të shoqatës sonë ing. Hektor Bejko që edhe pse ka ikur 10-vjeçar nga Tomorrica, është krenar për Grëmshin e tij të famshëm.

Padyshim që bijtë e kësaj zone si Hysen Binjaku, Idriz Metani, por edhe më të rinjtë , ata që janë të sukseshëm, u bënë pjesë e kësaj ndihmese.

 

Një ndihmesë të madhe dha edhe historiani e studiuesi Nuri Cuni, publicisti Zylyftar Hoxha etj.

 

Gjithësesi atë që dua ta veçoj e lashë për në fund. Kjo veprimtari nuk do të realizohej pa tomorricarin Rako Paja. Meqënese ai merret me energjinë fotovoltaike unë ne emrin tuaj e uroj “Diell le të jetë rrugëtimi juaj në biznes, Rako Paja”!…

 

Ka qënë  një udhëtim i bukur ky i shoqatës sonë. Të bukur e keni bërë ju, anatërë e simpatizantë, miq nga Tirana dhe Durrësi, skraparllinj ose jo, të cilët dua t’i falënderoj.

 

 

Faleminderit zoti Adriatik Mema, kryetari i Bashkisë Skraparit për pjesëmarrjen në këtë veprimtari të shoqatës. Eshtë kënaqësi që merr pjesë edhe një biznesmen i hapësirës mbarëshqiptare të Maqedonisë zoti Idriz Zekiri, aq i njohur për mbështetjen ndaj shqiptarëve në nevojë në vendin e tij”.

 

Pas dokumentarit, fjalën e mori kryetari i Bashkisë së Skraparit, Adriatik Mema, i cili, ndër të tjera tha: “Edhe njëherë faleminderit që më bëtë “mukaet” të merrja pjesë në këtë aktivitet fantastik që keni organizuar sot. Janë gjërat më të mira, për të mbajtur gjallë traditën, kulturën dhe vlerat tona si skraparllinj.

Këto veprimtari marrin edhe me shumë vlerë, në kushtet kur shumica e skraparlinjve tashme janë vendosur në qytete të tjera (siç është rasti i Durrësit), kanë ndërtuar jetën atyre dhe bëjnë emër kudo që ndodhen, në vendet e tyre të punes, në biznes, në shoqëri dhe komunitet.

 

Dhe në këto organizime, jo thjesht për kompliment, por keni meritë të veçantë edhe ju, me vizionin, përkushtimin dhe qasjen tuaj gjithëpërfshirëse”!

Më pas disa nga veprimtarët më të mirë të shoqatës, si Emiliano Biraku, Rako Paja; Xhevdet Shallari, mësues; Ferit Lushka, mësues; Lili Hasanllari, mesuese; Asllan Ibro, këngëtar; Xhevahir Cirongu, u nderuan dhe u vlerësuan me titullin “Nderi i Shoqatës Tomorri”.

 

Grupi folklorik “Tomorrica”, shumë aktiv këto kohët e fundit, i ngritur nga biznesmeni Rako Paja, dha një koncert me këngë popullore zgjedhura të të krahinës.

E gjithë veprimtaria u prezantua në mënyrë mjeshtërore nga moderatorja e pandarë nga veprimtaritë e shoqatës, Elitjona Doko.