Krenarë për Ty, Ermonela Jaho!…

Krenarë për Ty, Ermonela Jaho!…

 

Pasi mori admirimin e publikut londinez në shfaqjen për nder të Sir Antonio-s, si drejtor muzikor i Shtëpisë së Operës Mbretërore, sopranoja e njohur shqiptare është takuar me mbretin Karl III në Royal Opera House, njgjarje qe ëshë pasqyruar në të gjithë shtypin botëror.

 

Për këtë ngjarje, vetë Ermonela ka ndarë disa fotografi krah mbretit në Facebook, ndërsa shkruan se ishte e pranishme në Royal Opera House në respekt të maestros Toni Papanno.

 

“Një natë shumë e veçantë në Royal Opera House , për të shprehur respektin tim së bashku me kolegët e mi dhe madhërinë e tij Mbretin Charles, për maestron tonë të dashur Toni Papanno. Të gjithë e ndjejnë, kur janë të dashur”, ka shkruar Jaho.

 

Asnjëherë në historinë tonë s’kemi patur një artiste kaq të madhe, një artiste që ngre peshë publikun në skenat më të mëdha botërore.

 

Lartë e më lartë Ermonela, krenar për Ty!