Dashnor Dosti: Ku po shkojmë kështu me këtë t(m)err paditurie!?…

Dashnor Dosti: Ku po shkojmë kështu me këtë t(m)err paditurie!?…

 

Dashnor Dosti

 

 

– Eposi shqiptar njihet gjerësisht si Eposi…?

 

– Me këtë pyetje mezi e kam kaluar provimin në universitet…hm…jo jo. Nuk e mbaj mend!

 

-Kush është autori i romanit “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”?

 

-Nuk e di. Nuk e kam lexuar.

 

-Në cilin kontinent ndodhet Egjipti?

 

– Oh Zot! Sa turp! Pas..

 

-Sa ngjyra ka ylberi?

 

– Tetë. …. Jo?!

 

-Kush e ka shkruar poemën “Lahuta e Malcisë”?

 

-Migjeni!…

 

-Cili është emri i vërtetë i Nënë Terezës?

 

-Agnesë Tereza ose Anjezë Tereza.

 

-Çfarë produkti ushqimor i hidhet të sapomartuarve për t’u uruar fat?

 

-Banane!

 

-Sa vite ka një shekull?

 

-Një shekull ka 15 vjet!

 

 

Ky është testi i formimit intelektual që produksioni zhvilloi me fituesen e formatit të BBA VIP, Selinë Bollati.

 

 

Që të jem i qartë, kjo vajzë ishte më e mira në atë grupim budallenjsh. Ata që ishin njerëz normalë u larguan shpejt e pothuajse me dëshirën e vet.

 

 

Selina, fituesja, ka të siguruar përfundimisht vipllëkun e njohjen e gjerë publike, por unë dua të shtroj një çështje tjetër:

 

Si mund të jetë kaq injorant një njeri që ka bërë 16 vite shkollë?

 

Çfarë dreq mësuesish jemi ne që lejojmë të tilla gjëra?

 

Çfarë po bën kjo shoqëria jonë me të ardhmen e vet?

 

 

Ja tani unë po përfytyroj Selinën e ftuar për një bisedë me maturantët ekselentë të një gjimnazi në Tiranë.

Çfarë mund t’u thotë ajo atyre?

 

Pse ka degraduar deri në këtë farë feje niveli arsimor e kulturor i shoqërisë sonë?

 

 

Shpesh në mjedise miqsh, kur diskutimet tona flasin për nivelin aktual të shkollës, nxënësve e të shoqërisë në tërësi, duke u rrekur të kërkojmë shkaqet e zhytjes sonë në këtë batall të padijes, them shpesh batutën:

 

 

“Kur të bëhem Ministër i Arsimit do të nxjerr një urdhër që ndëshkon me pushim nga puna, çdo mësues që vendos qoftë edhe një pesë të vetme të pamerituar.