Ftesë për bashkëpunim nga Shoqata Atdhetare Kulturore Mbarëkombetare “Vëllezërit Frashëri”, për projektin kulturor “Ditët Naimiane”, në Frashër

Ftesë për bashkëpunim nga Shoqata Atdhetare Kulturore Mbarëkombetare “Vëllezërit Frashëri”, për projektin kulturor “Ditët Naimiane”, në Frashër

 

 

Shoqata Atdhetare Kulturore Mbarëkombetare “Vëllezërit Frashëri”, Përmet dhe kryetari i saj, Tomorr Kotorri, i janë drejtuar me një ftesë për pjesëmarrje në një projekt kulturor “Dita Naimiane”, që pritet të realizohet më 25 maj 2026 në Frashër,  me rastin e 180 – vjetorit të lindjes së Poetit Kombëtar Maim Frashërin, në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit Kultures dhe Sporteve, Bashkinë Përmet, Kryegjyshatën Botërore Bektashiane Tiranë, Këshillin e Qarkut Gjirokastër, Komunën Rahovec Kosovë, Shoqata “Zëri Dardan” Rahovec Kosovë, me mbështetjen edhe të Akademisë së Shkencave Tiranë.

Ftohen të kontribuojnë në projektin e kësaj ngjarje, institucione shtetërore dhe lokale, Organizata Jo Qeveritare, shoqata atdhetare kulturore biznesmenë të ndryshëm etj.

 

Në thirrjen për këtë projekt, shkruhet:

 

Shprehim bindjen dhe besimin tonë se tek ju do të gjejmë mbështetjen për realizimin sa më të mire të kësaj veprimtarie kulturore shkencore e atdhetare. Ju ftojmë të bëheni pjesë e sponsorizimit të këtij projekti kulturor atdhetar, sipas preventivit të paraqitur.

 

 

Jepni për Naimin, për atë që i ka dhënë aq shumë Shqipërisë!…