Poliçani i Brezave: Kur bota shqiptare ishte më e varfër, por jeta ishte më e pasur dhe më e bukur

Poliçani i Brezave: Kur bota shqiptare ishte më e varfër, por jeta ishte më e pasur dhe më e bukur

 

Kliton Taho

 

Une jam njëri prej jush, i lindur në këtë qytet, i rritur po në këtë qytet, kam një jetë të tërë po në kët qytet dhe nuk do kishte kurrsesi që unë mos rikthehesha mbrapa në vite, për të zgjuar sadopak nostalgjinë dhe kujtimet  e atyre viteve të shënjta dhe të shtenjta., që në fund të fundit, janë bazamenti, themelet e jetës sonë të mëpastajme.

 

 

Kush nuk do të donte dhe dëshironte të rikthehej në ato vite? Kush nuk ka mall për fëmijërinë – jetën pa brengat e të rriturve, rininë – kohen e dashurisë se papërsëritshme?

 

 

E mbani mend veten tuaj fëmijë, o miqë e mi? Çfarë ju mungon më shumë prej asaj kohe?

 

 

Më lejoni ta gjej unë për ju: Loja, ndoshta ?!

 

Po t’iu pyes cila loje ju ka lënë më shumë mbresaë, jam i bindur që përgjigja do të jetë e shpejtë dhe e rrufeshme, ku dikush do të thot karroca me kuzhineta, dikush rrota me tel, profka, hapa – dollapa, kala dibrançe, loja me pulla, lojërat me letra nëpër hyrjet e pallateve, loja me kukulla të improvizuara nga vet ne, llastiqet prej teli dhe prej komerdareje, makina të bëra me tapat e shisheve të penicilinave, loëja me litarë; loja me të gjuajtur pëllëmbën (e gjen dot kush të gjuajti ?, e quajtur ndryshe “biz”), loja me të hapur krahët, loja me top me gropa, topat prej lecke , prej llastiku, loja me shpata në kodrën e qytetit, paralelet tek shkolla, trarin e ekulibrit, fushat e futbollit në çdo lagje , emrat e famshëm të ekipeve të lagjes, duke filluar nga lagja ime me emrin: “Rrufeja”, “Raketa”  “Shpërthimi” etj.

 

 

Kjo ishte jeta jonë, pa shumë komplekse, por shumë komode, teksa kërkonim shokun e fshehur nëpër qorrsokakët e pallateve në ndërtim, nëpër shkurret me trendafila të egër të lagjes dhe sidomos ato të lagjes së Bregut te Çaushit apo ato në kodrën pas shkollës fillore, që hera-herës hakmerreshin me ndonje gjemb në duart tona; apo nëpër parmaqet e kateve të para, që rrethoheshin nga vazo të vogla me lule dhe ne kacavireshim mbi to duke rrëzuar dhe bërë rrëmujë nëpër pallatet tona.

 

Por kur iknim pr konoprifte nga lagjet posht, aq të shumta ishin pemët me konoprifte sa kishte për të gjithë në,  shume prej nesh i pëlqenin të zeza ,por dhe ato pikaloshet kishin shijen e tyre të veçantë .

 

 

A i mbani mend duart tona?

Ato nuk qëndronin thuajse asnjëherë të pastra, sepse lojërat ishin kryesisht pran dheut të oborrit të lagjes, me guriçkat e lojës topa-gropash dhe kanaçes në rreth, me tullat, mes cinglave, me shkopat e gjate dhe shkumsat prej tulle për të luajtur profkash,botash, me gurët e lëmuar për lojën me peta etj .

 

 

Duart e zbardhura prej shkumsave që thurnim plane t’i gjenim ose nga një prej prindërve tanë (kush i kishte mësues) , ose disa prej nesh, më guximtart . I vidhnim fshehurazi në shkollë , ose shkonin poshtë dritareve te shkollave për të “lypur”.

 

E quanim veten me fat dhe me to vizatonim lojën në pllakat e hyrjeve të pallatit ose në asfaltin që nuk e kishte prekur zifti i nxehtë. Edhe asfalti me ziftin e vet, kishte lojën e tij, por i takonte diellit të nxehtë të formonte flluskat që i plasnim sikur të ishin prej sapuni.

 

 

Duart ose rrobat mund të shndërroheshin dhe në jeshile, me kallamet për pipëza të ndërtuar vete, nën konkurrencen se kujt i fishkëllente më shumë pipza apo boria, me lulet e arës qe i merrnim nga rruga e Plirzes për t’i dhënë prindërve një buqete modeste, por me shumë dashur , duart tona kuqeshin dhe nxiheshin nga manaferrat e ëmbla të mëngjeseve pranverore apo dhe me barin e njomë dhe të gjatë ne lëndinat që gjendeshin në kodrat e qytetit, ku ne kalonim kohën duke u rrokullisur të gjithë apo duke mbyllur syte, ashtu shtrirë në lendinë dhe ëndërruar nën rrezet e diellit përvëlues të beharit. Në fund dita mund të mbyllej duke u ulur në bordurat e rrugës apo të pallatit duke biseduar per atë ç’ka kishim bërë gjithë atë ditë.

 

Nënat tona, punëtore të Uzinës Ushtarake

 

 

A e mbani mend kur iknim si lagje në lumë, t organizuar dhe fshehurazi prindërve tanë, merrnim bukë me vete, pak djathë, domate, tranguj dhe qepë, të cilat për ne ishin menuja me e mirë dhe bio. Pastaj, si  për t’u ëmbëlsuar vidhnim fshehurazi qershi tek blloku i qershive n Kalluç apo ndonjë bostan te motorpompa poshtë në Pronovik.

 

 

Kur nuk shkonim në lumë, organizoheshim të gjithe çunat e lagjes për tek rezervuari i Prokucës, jo me autobusin e linjes, por lëshoheshim me “makinat ” tona, karrocat me kuzhineta, pa patur frikë se mos na dilte ndonjë makinë e rastit përpara. Në rezervuarin e Prokucës, kalonim me orë të tëra. Në fund, të lodhur dhe të raskapitur i ngjiteshim të përpjetmes me karrocat nën sqetull derisa arrinim në shtepite tona.

 

Nuk mund të harohet kurrë “Televizori”. Në pallatin tonë vetëm një nga banorët kishte televizor. Mblidheshim në shtëpinë  tërë fmijët e pallatit për të parë emisionet për fëmijë dhe ndonjë ndeshje të kampionatit kombëtar. Të shtunën shikonim tregimet dhe përrallat e teta Marika Kallamatës, ndërsa të dielën, teatrin e kukullave.

 

 

Ishte i parezistueshëm tundimi  para dyqanit të akolloreve, kasatave dhe aranxhtve ëmbëlsirave; dyqanit të ëmbëlsirave, kulaçkave, kurabijeve, pufkave, pastave e rolѐve me marmalatë; i byrekeve, ku ne fëmijët bërtisnim me 5 – lekshen në dorë, “teta Shega” apo” teta Alie, me jep mua një akullore”, një kulaç apo pastë 12 lekshe

 

 

 

Po radhën e qumshtit te dyqani i Barijes, po marmalatën e fikut dhe gjalpin margarinë, po radhën e vajgurit tek Petriti me bidonat 5 litërsh dhe 10 litërsh dhe muhabetet që bënim, derisa të vinte radha për ta mbushur. Pastaj, kur e ngrinim ashtu plot për ta çuar deri në shtëpi, do të bënim disa ndalesa, pasi ne ishim edhe të vegjël.

 

Radha te Berberi ishte histori më vete. Në berberanë tonë ishin dy berberë,  Bakiu dhe Palushi, që na pyesnin, “e morët xhetonin tek sporteli”? Pastaj na thoshnin , si e do kokën zero apo karѐ (shtaç ). Gallatë dhe frikë njëkohësisht ishin momentet kur vinte në shkollë teta Bardha dhe thërriste emrat tanë për të shkuar tek dentist Shkelqimi apo Spartaku. Ne të gjithë ulnim kokat dhe thoshnim me vete, ishalla se kam radhen une sonte!

 

 

Po marshimet? Zakonisht i bënim ditën e shtunë, me padurim e prisnim këtë ditë. duke u përgatitur një ditë me parë ushqimet që do merrnim me vete. Fotot në marrshim apo në qytet na i bënte Verzikua apo xhaxhi Bekimi qe ia bënte: “Këtu – këtu, shiko këtu zogu, zogu”!

 

 

Një nga kënaqësitë e tjera tona të asaj kohe ka qenë Kinemaja.   Xhaxhi Agimi nuk na linte pa bileta dhe ne mundoheshim të futeshim nga kaldaja mbrapa nëpërmjet tubav, pastaj dilnim pas perdeve të shumta dhe, ashtu fshehurazi, mundoheshim të gjenim ndonjë vend për t’u ulur.

 

 

 

Diiplina e mësimit, jo vetëm në shkollë, por edhe jashtë saj ishte e shkllës më të lartë. Në orarin e studimit në shtëpi, nga ora 2 deri në 4, në qytet nuk shikoje këmbë fëmije. Nuk ia mbante të dilte asnjërit, pasi patrullonin në ato orë grupet e organizuara nga Organizata e Pionierit.

 

Pas kësaj ore, shumica jonë shkonte në kurset, që atëhere quheshin rrethe, të Shtëpisë së Pionierit, si në rrethet e firsamonikës, kitarës, pikturës, pingpongut , pirografisë, fotografisë, qendisjes etj.

 

 

Marrë nga statusi i Facebook “Poliçani i Brezave”