Kur lindi një gazetë

Kur lindi një gazetë

Më 25 Maj 1998, 24 vjet më parë, në Berat me nismë të biznesmenit  Zylyftar Plaku, u hodh në treg gazeta e pavarur “Orakulli i Tomorrit”.

Me ratin e Ditës Botërore të Medias, ish –kryeredaktori i saj, Rushan Dosti risjell në kujtesë kolegët e tij gazetarë dhe bashkëpunëtorë vullnetarë, si: Zylyftar Hoxha, Enver Caka, Hajri Nuhu, Kastriot Caka, Arben Turhani e Agron Guri në Skrapar; Shkëlqim Ago, Dilaver Xhelilin e të ndjerin Estref Matarangasi në Kuçovë; Denisa Kona, Sulo Gozhina e Erjola Azizolli në Berat.

Fillimisht gazeta u shpërnda nē Qarkun e Beratit dhe më pas në Qarkun e Fierit. Për aq sa qe ajo e kreu misionin e saj fisnik.