Lajm i Bashkisë Skrapar/ Një qendër e re sportive i shtohet qytetit të Çorovodës

Lajm i Bashkisë Skrapar/ Një qendër e re sportive i shtohet qytetit të Çorovodës

Bashkia Skrapar përfundoi këto ditë ndërtimin e qendrës sportive komunitare pranë shkollës 9 vjeçare “Zylyftar Veleshnja”, projekt i financuar nga “BE për Bashkitë EU4Municipalities project “.

 

 

Kjo qendër sportive do të ketë profilin e një qendre komunitare, në të cilën përveçse nxënësve të kësaj shkolle, do të kenë mundësinë që të ushtrojnë sporte dhe aktivitete të ndryshme, të rinjtë dhe të rejat e lagjes “Estref Caka”.

 

 

Përurimi i kësaj qendre u bë me një mënyrë të veçantë, organizimi në të i një eventi sportiv, Minikapionati i Basketbollit për nxënësit e kësaj shkolle për meshkuj dhe femra.

 

Pavarsisht kohës së shkurtër në dispozicion të trajnerëve, ekipet e ndërtuara dhe të trajnuara nga ata sollën një paraqitje të bukur dhe dinjitoze në garën sportive.