Tomorr Shasho: Skraparllinjtë e Eskajt dhe të Bubullimës

Tomorr Shasho: Skraparllinjtë e Eskajt dhe të Bubullimës

Skrapari, kjo krahinë tërsishtë malore, e kufizuar nga rrethet Gramsh, Berat, Korçë e Përmet, banuar nga një popullsi me ndjenja të forta patriotike e atdhedashëse, me zakone e kulturë të lashtë, punëtorë e dashamirës, por me një ekonomi të dobët, ishin të detyruar të mërgonin  jo vetëm në Amerikë e Turqi, por dhe në krahina të ndryshme brenda vendit.

 

Vuajtja më e madhe për këtë zonë malore ishte sigurimi i bukës. E për të siguruar drithin  endeshin sa në Korçë, Berat , Lushnje dhe Fier.

 

 

“Me thes në krah nuk i dilej, ndaj vendosëm të largohemi nga fshati ynë dhe të vendosemi në Myzeqe”-më tregonte xhaxhai.

 

 

Skraparlliu i parë i vendosur në Eskaj – Lushnje në vitet 1938-39 ka qënë Avdulla Koxho nga Vëseshta. Shtëpinë e ndërtoi në tokë shtetërore apo tokë blelike, si emërtohej në atë përiudhë.

 

Me stabilizimin e tij, tërhoqi dhe familjet e Ramadan dhe Hamza  Koxhos, po nga Vëseshta, me të cilët ishte kushërinj.  Pranë Avdullaut  ndërtuan shtëpi dhe dy dajot e tij Haki dhe Estref Vëlusha (Sanxhaku) si dhe familja tjetër po nga Vëlusha,  Fejzi Sanxhaku.

 

 

Kjo familje më shumë njihet si familja e Muhamet Sanxhakut, djali i Fejziut. Muhametin e kujtoj si modelin e një burri  babaxhan, fjalëpak, por autoritar, të cilin e kishte fituar nga mendimet e vlefshëme që trasmetonte midis njerëzve.

 

 

Këto familje krijuan lagjen e parë të skaraparllinjëve në fshatin Eskaj. Ndërsa në Bubullimë u vendosën dy familje. Ajo e Shefit  Vëlushës ( Sanxhaku), i cili kishte për bashkëshorte Gjyrxhinë, motrën e Avdullaut. Shefiti, të cilin të gjithë e  thërrisnin Lala, shtëpinë e kishte në lagjen pazar, ndërsa familja e Ibrahim  Shashos ( Cufe) u vendos në lagjen Mihalaj.

 

 

Duke parë harmoninë midis ardhësve (skraparllinjëve) dhe pritësve ( eskajllinjëve dhe bubullimasve) këto familje po tërhiqnin dhe familje të tjera. Kështu po në Eskaj  u venosën  Hysni Cufe ( vellai i Ibrahimit) dhe djali i hallos se  Hysniut dhe Ibrahimit , Xhemal  Ziko nga  fshati  Gradec Qëndër -Skrapar.

 

 

Xhemali e ndërtoi shtëpinë afër Hysniut. Me largimin e Avdullaut dhe Hysniut, i pari për në Tiranë dhe i dyti në Berat, përsëri në  trojet e tyre erdhën familje  nga Skrapari. Shtëpinë e Avdullaut e bleu Tefik Molla dhe të Hysniut, Sulo Cufe.Të dyja familjet e reja ardhëse ishin po nga Vëseshta.  Kjo lagje e skraparllinjëve emërtohej dhe lagja e “Vëseshtallinjëve”.

 

 

Vëndalinjtë, si në Eskaj dhe Bubullimë, panë tek të ardhurit nga Skrapari  respektin ndaj tyre. Vunë re se ishin  punëtorë, fjalëpak, të besës dhe mikpritës, ashtu si ishin edhe ata vet, ndaj  harmonia midis tyre ishte dhe ka mbetur e paprekur. Ndoshta vëllezërit Themi e Miti Mihali nuk e dinin thënien e Pashko Vasës se:  “Feja e shqiptarit është shqiptaria”, por thënia e tyre se: “Ne jemi si gualli e qepës, të cilët i ndan një cipë e hollë, por qepa rritet. Edhe ne s’ka përse t’na ndaj besimi fetar që të mos jetojmë së bashku”.

 

E kjo thënie e tyre u vërtëtua plotsisht me  harmoninë, respektin e treguar ndaj njëri-tjetrit në festa, dasma e hidhërime.

 

 

Arsimimi i fëmijëve ishte në plan të parë, ndaj në komitetin për zhvillimin e arsimit mori pjesë, dha ndihmë edhe Shefit Vëlusha ( Sanxhaku).

 

Këngët e  Xhemal Zikos do degjoheshin me shumë kënaqsi në dasma e gostira, të cilat tani festoheshin së bashku. Fëmijët e familjeve skraparase po dilnin kuadro, por kurrë nuk u panë me zili nga vëndasit. Tek ata shikoje vlerësim të njëllojtë me fëmijët e tyre.  Ekonomisti Arif  Sanxhaku, inxhinieri  Hetem Molla, brigadieri i dalluar për disa vite Laze Ziko dhe tornitori Fejzi Shasho,nderoheshin ashtu si  nderohej oficeri  Trifon Mihali, mesuesit Vangjel Bardhi e Tonçi Muzaka, muzikanti Pal Bardhi apo kuadri drejtues i kooperativës, Lon Bardhi në Bubullimë e Tafil  Dërka në Qonas, si dhe plot kuadro të tjerë.

 

Ky respekt e dashuri ndaj njëri – tjetrit u trashëgua edhe më shumë midias fëmijëve, të cilët i shikoje së bashku në të gjitha fushat e jetës:në bangat e shkollës e në punët bujqësore, në aktivitete sportive  e kulturore, si dhe në organet drejtuese shtetërore e kooperativiste.

 

 

Shoqëria e ngushtë e mësuesit Tonçi Muzaka me  Servet Koxhon,  Vëseshtën, kështu do të njihej më vonë, ishte shëmbulli më i mirë për ne më të vegjlit, e cila u ruajt e u përforcua më shumë. Shpeshherë i kujtoj me respekt e mall shokët e mi:  Aristirin, Gjekun, Kostandinin, Kristaqin,T homain…

 

 

Gëzimet dhe hidhërimet po kaloheshin së bashku, skraparllinj e myzeqarë.  Familja e Isa  Dërkës në  Eskaj,si dhe familjet e Mit e Themi Mihali, Vangjel e Nas Mihali  u bënë shumë të afërta me familjet tona. Bujaria e tyre nuk përshkohet dot me një, apo dy fjali.

 

 

Sot harmonia, respekti e dashuria midis Eskajllinjëve dhe Bubullimallinjëve  me skraparllinjtë është kthyer edhe në miqësira.

 

 

Po në një harmoni të plotë, ashtu si skraparllinjtë, respektoheshin  edhe familje të tjera të ardhura;  nga Permeti, ajo me mbiemër Belba, një familje came etj.  Kjo harmoni e repekt e trashguar brezave, u dedikohet në radhë të parë të zotërve të shtëpisë,myzeqarëve,të cilët me fisnikrinë e tyre u treguan sa bujar,aq dhe dashamirës dhe  mikpritës.