Lajm sportiv nga Berati

Lajm sportiv nga Berati

Këshilli i Qarkut të Beratit organizoi këto ditë Kampionatin e Futbollit të Shkollave të Mesme të Qarkut. Pas fazës eliminatore që u zhvillua në çdo bashki, sot, më datën 27 maj, u zhvillua faza finale ku u ndeshën shkolla “Babë Dudë Karbunara, Berat me shkollën “Muhamer Janina”, Dimal. Rezultati 2:0; shkolla Përfaqësuese Kuçova  me “Muhamer Janina”, Dimal Rezultati 3:0.

 

Në finale u ndeshën shkolla Babë Dudë Karbunara Berat me shkollën Përfaqesuese Kuçova, e cila doli barazim, por me penalltitë më pas u shpall Kampione shkolla “Babë Dudë Karbunara” Berat.

 

Ky kampionat futbolli midis shkollave të Qarkut do jetë i përvitshëm, do të jetë gjithashtu piknisja e shumë aktiviteteve sportive dhe kulturore për rininë shkollore.