M a l i n d i
Histori nga koha kooperativave bujqësore
Hekuran Zenuni
Fshati Malind u caktua si qendër e Kooperativës Bujqësore në vitin 1970, si rezulatat i bashkimit të tre kooperativave bujqësore Qeshibes, Malind dhe Sevran, gjithsej tetë fshatra.
Kooperativa drejtohesh nga tre forume: Sekretari i Byros së Partisë, Kryetari i Këshillit Bashkuar dhe Kryetari i Kooperativës Bujqësore. Vendimarrjet ishin në sikron me njëra-tjetrën.
Kooperativa u organizua në dy sektor, Sektori i parë- Strenec dhe Sektori i dytë – Sevran, nëntë brigada bujqësie dhe tre brigada blegtorie dhe një brigadë ndërtimi.
Kur kam filluar unë punë, në vitin 1971, Malindi kishte 15 shtëpi autoktone. Fill pas krijimit të kooperativës Bujqësore në Malind filluan edhe ardhjet e para të familjeve: e para familja e Ferhat Halili nga Muzhëncka, e dyta, familja e Fetah Bregu nga Sevrani dhe familja e tretë, Hekuran Zenuni nga Qeshibesi.
Brenda një kohe të shkurtër, Malindi u kthye në një kantier ndërtimi, po ndërtoheshin shtëpi të reja, objekte sociale që ishin të nevojshme në atë kohë. Shtëpitë ashtu si nga vendalinjtë edhe nga të ardhurit u ndërtuan te reja, me modele shumë të bukur me ballokon, rreth 50 shtëpi u ndërtuan sipas një plani rregullues, me rrugica me pllaka guri dhe kalldrëme.
U ndërtuan disa objekte sociale, gjithashtu qendra shëndetësore me të gjitha anekset e saj: Shtëpi lindje, mjek patolog, ndihmës mjek, mjek stomatolog, farmacist, infermieri-mami, ishte shkolla me 120 fëmijë, u ndërtua kopshti model, me kuzhins, me salla lodrash, dhoma fjetje etj.
U ndërtua çerdhja me kapacitet të plotë, me dy eduakatore dhe një përgjegjëse, Iftibale Bregu, ose siç e thërriste i gjithë fshati nëna Bale, e cila ishtë një heroinë e vertetë në rritjen e fëmijëve tanë, te cilët nënat i çonin në orën 6 e 30 në mëngjes dhe i merrnin në oren 17 mbasdite. Më shumë se dy dekada, nga përkudesja e nëne Bales u arrit që fëmijët e fshatit të mos shtroheshin asnjëherë në spitalet e shtetit.
Gjatë kohës së kooperativës u ndërtua një ndërtesë madhështore me dy kate, kati i parë Shtëpia e Kulturës me të gjitha anekset, salla me 150 vende, salla 80 metra katror e pajisur me kuinta dhe perde që lëviznin në mënyrë mekanike, dhoma veshje, kostume kombëtare për fëmijë dhe të rritur, me bibliotekë, sallë leximi etj. Kati i dytë u bë zyra të degve drejtuese të ekonomisë.
U ndërtuan edhe objekte të tjera, si Kuzhina, Menza, dyqan industrial, dyqan për prodhime bujqësore, një pallat banimi i vogël, magazinë drithi, magazinë plehra kimike, depo armatimi ushtarak, u ndërtuan dy hotele, një hotel 80 vende (40 vende per vajza dhe 40 vende per djem) për aksionistët të cilët do ndërtonin 100 ha vreshtë, me sistem ujitje nga Lumi Osum dhe nga Lumi Malindit, dhe një hotel 15 vende për persona të ndryshëm.
U ndërtua një degë e ofiçinës së S.M.T për mirëmbajtjen dhe riparimin e mjeteve bujqësore si dhe një pikë karburanti. Në atë kohë u hapën, zdrukthtaria, kovaçeria, berberhane, robaqepsia. U ndërtua një stallë lopësh afro 80 lopë, u ndëtuan 2 stalla pulash ( një në prodhim dhe tjetra për rritje zogjësh). U ndërtua një mulli bluarje për të gjithë drithrat e kooperativës, dhe një mulli për bluarjen e bazës ushqimore për blegtorinë. U ndërtua Punishtja e Bulmetit dhe Punishtja e Rrushit.
Gjatë kohës së kooperatives u ndërtua postelegraf me një çentral 150 numëra, ku u pajisën rreth 50% e familjve me telefon fiks, u ndërtua ujësjellsi me ujë 24 orë i gjithi me punë vullnetare.
Jetesa në Malind ishte e kënaqshme si për kuadrot ashtu edhe për puntorët e thjeshtë, nuk kishte dallime në shtëpitë e tyre, jetonin në mënyrë të kulturuar, me shtëpi të bukura, të pastra, me oborre me lule, me vizimet me gëlqere etj.
Në Malind, Viti i Ri festohësh 15 ditë, dark më dark për vizita te njëri-tjetri me këngë e valle. Çdo kush që punoj dhe kontruboj për ndërtimin e kësaj qyteze të vogël ka merita. Unë do mundohem të përmend kryesisht ata që punuan dhe kontribuan në Malindin e viteve 1970 deri 1990.
Në drejrimin e Sekretarit të Partisë Shtet kanë punuar personat: Esat Zaimi (Sevran), Koçi Beqollari (Backë), Nuri Çuni ( Sevran), Barjam Myrtollari (Qafa).
Në drejtimin e pushtetit lokal kanë punuar si kryetar: Faik Halili (Muzhënckë), Kujtim Çela (Sevran), Shyqyri Hozi (Sevran).
Në drejtim të kooperativës si kryetar i parë dublant ishte dhe drejtori i Ndërmarrjes Pyjore, inxhineri Eqerem Sallaku (Gramsh ), Feta Bregu (Sevran), Shefqet Lame (Strenec), Barjam Mjekra (Miçan, Përmet), Myftar Xhakolli (Strenec), Asqeri Nonaj (Muzhënckë), Ilmi Halili (Muzhënckë ).
Specialistë të bujqësisë punuan me përkushtim agronomët:
1-Mekail Proko (Përmet)
2-Asqeri Nonaj (Skrapar)
3-Myftar Xhakolli (Skrapar)
4-Hasan Halili (Skrapar)
5-Zenel Guri (Skrapar)
6-Kasem Zoto (Skrapar)
7-Sazan Spahiu (Skrapar)
8-Mustafa Dervishi (Skrapar)
9-Sami Jaupllari (Skrapar)
10-Violeta Guri (Gjirokastër)
11-Barie Liço (Skrapar)
Specialistët në Blegtori:
1-Agron Buzi (Tiranë)
2-Feti Mullaj (Sarandë)
3-Shaqir Goduni ( Skrapar)
4-Astrit Çela (Skrapar)
5-Xhelil Halili (Skrapar)
6-Kudret Terpo (Skrapar)
Në degën e Financës:
1-Muahmet Nonaj (Skrapar)
2-Axhem Mustafaj (Skrapar)
3-Neim Llane (Skrapar)
4-Dashnor Bramo (Skrapar)
5-Luan Spahiu (Skrapar)
6-Dhurata Aliçka (Skrapar)
7-Bilbil Zaimi (Skrapar)
8-Kujtim Liço (Skrapar)
9-Dudie Halili (Skrapar)
10-Flutura Harizi (Skrapar)
Në degën e Planit:
1-Sotir Nestori (Korçë)
2-Luftar Bega (Skrapar)
3-Iljaz Liço (Skrapar)
4-Ilmi Halili (Skrapar)
5-Fredi Lila (Tiranë)
6-Drita Zenuni (Tiranë)
7-Ervhe Hasani (Skrapar)
8-Venetike Spahiu (Përmet)
Në degën Furnizimit dhe Shpërndarjes:
1-Hekuran Zenuni (Skrapar)
2-Mimoza Halili (Skrapar)
Në degën e Kuadrit
1-Hysen Shahini (Skrapar)
2-Violeta Guri (Tiranë)
3-Ali Dervishi (Skrapar)
Në zyrën e Administrimit dhe Arshivës:
1-Drita Zenuni (Tiranë)
2-Feta Bregu (Skrapar)
Në qendrën Shëndetësore Malind:
1-Izet Braçe – Mjek (Skrapar)
2-Ruzhdi Gjepali – Mjek (Kavajë)
3-Flamur Dosti – Mjek (Skrapar)
4-Dule Terpo – Mjek (Skrapar)
5-Tafil Kurti – Infermier (Skrapar)
6-Flutura Shahini – Infermiere (Skrapar)
7-Hajrie Spahiu – Infermiere (Skrapar)
8- Hava Bregu – Infermiere (Skrapar)
9-Nuri Liço – Farmacistë (Skrapar)
10-Petrit Zoto – Stomatolog (Skrapar)
11-Hyrie Halili – Stomatologe (Skrapar)
12-Tomor Caka – Stomatolog (Skrapar)
13-Shahin Shahini – Stomatolog (Skrapar)
Në sektorin e Arsimit:
1-Hysen Shahini – Drejtor (Skrapar)
2-Këze Çela – Drejtore (Skrapar)
3-Bektash Hasani – Drejtor (Skrapar)
4-Gramoz Bregu – Drejtor (Skrapar)
Në Sektorin e Kulturës dhe Sportit:
Drejtori i Shtëpisë Kulturës
1-Dylber Shahini (Skrapar) Korograf
Në këtë drejtim është punuar aq shumë sa ngelet një ëndërr për ditët e sotme. Shtëpia e Kulturës ishtë e pajisur me komoditat e nevojshme, si instrument Novruz Bramo, Dule Malindi, Ylli Shahini etj. Në çdo të shtunë te kjo shtëpi organizoheshin aktivitete të ndryshme artistike, nga grupe të Skraparit nga fshatrat afër dhe Përmeti, siç ishin fqinjët përmetar si Miçani, Kreshova, Frashëri, Rabani, Odriçani, Seniçan, Fratari, Mërtinji etj.
Aktivitet rinore zgjasnin deri në orët e mëngjesit, ditën e diel kishte aktivitete sportive si futboll etj. Çdo javë organizoheshin shfqaje të filmave artistike, ka pasur rezultate edhe në këngë dhe valle si brenda rrethit të Skraparit ashtu edhe në festivalin e Gjirokastrës.
Por si kanë qenë të ardhurat e kësaj kooperative?!
Vlera mesatare ditore ishte 12 lekë, paradhënie puntori merrte 8 lekë për çdo normë të realizuar. Kooperativa jonë, bënte pjesë në ato kooperativa me rezultate të mira në rrethin e Skraparit. Kishte drejtim bujqësor, blegtoral dhe në frutikulturë. Kooperativa Bujq.Malind i dorëzonte shtetit 3000 kv grurë, 3000 kv rrushë dhe fruta të tjera, 600 mish, 300kv mish për furnizimin e popullit, 500 kv bimë medicinale sherbel dhe dëllinja të kuqe.
Po kush i drejtonte punët mekanike qe këto arritje në fushën e bujqësisë dhe blegtorisë të realizoheni?
Kanë punuar disa specialista të zotë si:
1-Kujtim Nanushi Hero i Punës Socialiste
2-Agim Xhindi Specialist Mekanik
3-Agim Çela Specialist Mekanik
4-Kastriot Bramo Specialist Mekanik
5-Riza Mustafaj Specialist Mekanik
6-Flamur Telhaj Specialist Mekanik
7-Zeni Mustafaj Specialist Mekanik
8-Maliq Turhani Specialist Mekanik
9-Rakip Neziri Specialist Mekanik
10-Engjëll Spahiu Specialist Mekanik
11-Astrit Xhakolli Specialist Mekanik
12-Mitat Çuni Specialist Mekanik
13- Bektash Hoxha Specialist Mekanik
14-Agron Zaimi Specialist Mekanik
15-Dafina Çela Specialiste Mekanike
16-Çlirim Qorri Specialist Mekanik
17-Shkëlqim Hoxha Specialist Mekanik
Një rol të rëndësishëm kanë pasur edhe shoferët e transportit:
1-Qerim Bregu
2-Qerim Lemi
3-Zeni Halili
4-Meleq Hoxha
5-Myryeza Nonaj
6-Erfan Fetau
7-Shefqet Halili
E solla në kujtim këtë shkrim në faqen e Qeshibesit, për të gjithë ata që kanë jetuar me familjet e tyre në Malind në ato vite.
Tiranë, maj 2021
Shënim:
Ky material është marrë nga faqja e Facebook-ut “Qeshibesi i Dangëllisë”