Meraku dhe pengu i fundit i ambasadores amerikane, Yuri Kim, Skrapari dhe kanionet e tij

Meraku dhe pengu i fundit i ambasadores amerikane, Yuri Kim, Skrapari dhe kanionet e tij

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka vizituar dje Skraparin, në kuadër të turit të lamtumirës teksa pritet të largohet nga detyra e saj në Shqipëri.

 

 

Ambasada amerikane njofton se Kim është ndalur në Kanionet e Osumit si dhe është takuar me qytetarët e Çorovodës

 

 

Gjatë udhëtimit, ajo u ndal për të admiruar pamjet mahnitëse të Kanionit të Osumit. Ajo vizitoi gjithashtu Muzeun Historik të  qytetit të Çorovodës.

 

 

Diplomatja amerikane pritet të zëvendësohet nga kolegu i saj David J. Kostelancik. (Orakujt)