Mahmud Xhelili, kapedani grabovar që bëri histori dhe hyri në histori

Mahmud Xhelili, kapedani grabovar që bëri histori dhe hyri në histori

Zylyftar Hoxha

Në hirarkinë e luftëtarëve dhe udhëheqësve  rilindas, përkrah figurave më të shquara të Rilindjes Kombëtare dhe më pas të periudhave të tjera historike, Luftës së Parë Botërore, Luftës së Vlorëstë 1920-ës, Kongresit të Lushnjes, Revolucionit të Nolit më 1924, shndrisin edhe shumë figura të tjera me role jo pak të rëndësishëm, por, fatkeqësisht, të lënë në hije, në harresë.

Kjo nuk ka ndodhur vetëm tek ne dhe vetëm në historinë tonë, por edhe në botë dhe në historinë botërore në të cilën ka plot shembuj, që, kronikanë, historianë, publicistë e shkrimtarë, duke përshkruar periudha apo beteja të rëndësishme historike, kanë rendur pas figurave madhore dhe kanë harruar figurat mesatare dhe tëvogla, me rol dytësor apo periferik, por në shumë raste përcaktues në fitore.

 

Këtë fat kapatur edhe kapedani grabovar, Mahmud Xhelili, heroi dhe personazhi kryesor i këtij shkrimi, që, për dekada të tëra, është ruajtur më shumë në memorien popullore, në tregime dherrëfenja që kalonin gojë më gojë e brez pas brezi, se sa në dokumente dhe material tëshkruara, megjithëse kishte plot të tilla.

 

Populli thotë  se asnjëherë nuk është vonë dhe se gjithmonë ka një shteg, ka një të çarë, ka një zgjdhje, që e vërteta të zhytet, por të mos mbytet dhe të harrohet.

 

Më mirë se kushdo tjetër këtë e kuptoi studiuesi i apasionuar i historisë të atyre trevave, Shyqyri Fejzo, i cili, siç thotë populli, “i hyri detit në këmbë”, dhe do falenederuar fort për këtë, që nëpërmjet dokumenteve, fakteve historike, të dhënav edhe të thënave, të fshijë pluhurin e harresës, të nxjerrë në dritë këtë figurë interesante luftëtari dhe udhëheqësi popullor.

 

Veç për punën e mundimshme hulumtuese, autori i librit duhet falenderuar edhe për një profesionalizëm të lartë në paraqitjen e ngjarjeve në kontekstin e tyre historik, për një përshkrim të tyre me një stil të rrjedhshëm e të kuptueshëm si dhe për një kujdes dhe vëmendje të veçantë ndaj strukturës së librit, tek e cila do të ndalemi pak.

 

Libri i përkët gjinisë së monografisë historiko-letrare, ku ndërthuret dokumenti historik me rrëfimin e letrarizuar. Ai ndahet në katër kapituj, që iu përkojnë edhe periudhave historike në të cilat ka luftuar grabovari trim, Mahmud Xhelili, i quajtur nga banorët e trevës, por edhe zonave përreth, “Shqiponja e Maleve”.

 

Në kapitullin e parë “Për mëmëdhenë…” flitet për rininë e heroit, fillimet dhe kontaktet e tij të para me krerët e lëvizjes së Rilindjes Kombëtare në Manastir e Korçë, me kapedanë të çetave të saj kohe, BajoTopulli, MihalGrameno, Themistokli Gërmenënji, Sali Butka, Kajo Babieni etj. Në kapitullin e dytë flitet për veprimtarinë e tij si komandanant çete i zonës së Shënepremtes në mbrojtje të qeverisë së Vlorës dhe kundër andartëve grekë.

 

Në kapitullin e tretë përshkruhet periudha e Kongresit të Lushnjes dhe e Revolucionit të Nolit të vitit 1924, ku, si edhe mëparë, Mahmud Xhelili qe në krye të këtyre lëvizjeve. Rezistencën dhe mospajtimin me regjimin e Mbretit Zog, ai e pagoi me kokë.

 

Siç thotë edhe autori “shqiponjës i thyen krahët” për ta mposhtur, por ai nuk u mposht kurrë, pasi rrojti dhe rron në zemrën dhe kujtesën e popullit të Grabovës, Shënepremtes dhe të gjithë Shqipërisë.

 

Kapitulli i fundit i librit bën fjalë për traditat familjare, vitalitetin dhe gjeneaologjinë e fisit të Xhelilajve të Grabovës, që nga të vjetrit deri te ata më të rinjtë, të cilët, jo vetëm vazhdojnë të ecin në traditat e të parëve, por me punën, ndershmërinë dhe përkushtimin e tyre i kanë çuar më përpara këto tradita.

 

Kush ishte Mahmud Xhelili

 

Në varrezat e dëshmorve të të rrethit të Gramshit, në njërin nga varret, prehen eshtrat e patriotit Mahmud Xhelili. Emrin e tij e mban një rrugë në Tiranë. Ndërsa është dekoruar nga Presidiumi i Kuvendit Popullor me Urdhrin “Per Veprimtari Patriotike”.

 

Mahmud Xhelili lindi në fshatin Grabovë e Poshtme të Gramshit në vitin 1854, në një familje bujare, me tradita patriotike, me një rreth të gjerë miqësor dhe shoqëror.

 

Që në rininë e tij u dallua për zgjuarësi dhe gjallëri. Ai qe ndër të parët të rinj të zonës që iu bashkua çetave luftarake të kohës, të fillimit të shëkullit të 20-të si një luftëtar i thjeshtë e më pas si një komandant i denjë që lufton për lirinë e vendit të vetë.

 

Prijës i paharruar popullor, luftëtar besnik i vatanit, luftoi në disa periudha historike, në  mbrojtje të Kongresit të Manastirit, në çetat kryngritëse të Rilindjes sonë Kobetare, krahas Mihal Gramenos, Themistokli Gërmenjit, Sali Butkës etj. Ai vazhdoi më pas të luftojë për mbrojtjen e Qeverisë së Ismail Qemalit pas Pavarësisë sonë Kombëtare, në Luftën e Parë Botërore kundër andartëve grekë, kundër agresorëve serbë në Çermenikë dhe forcave esadiste dhe, së fundmi, kundër regjimit të Mbretit Zog në Revolucionin e Nolit të vitit 1924.