Ndahet nga jeta Myfit Bregu, “I fundit i Mohikanëve”, drejtorëve me famë dhe emër të Gjigantit Ushtarak të Poliçanit

Ndahet nga jeta Myfit Bregu, “I fundit i Mohikanëve”, drejtorëve me famë dhe emër të Gjigantit Ushtarak të Poliçanit

 

 Resmi Bregu

 

Inxhinieri Myfit Bregu ishte një ndër drejtorët e fundit të Kombinatit Mekanik të Poliçanit pas viteve 1990, kur u ndërruan sistemet. Kombinati ishte drejt falimentit dhe shumë fuqi punëtore u shkurtua nga puna dhe të tjerë duheshin shkurtuar.

 

 

I mësuar me tjetër klimë, me tjetër menyrë drejtimi dhe menaxhimi të punëve, me tjetër botëkuptim dhe tjetër ndërgjegje, në këtë kohë absurdi, i ballafaquar me probleme të vështira sociale, Myfiti, pak kohë pas marrjes së detyrës, jep dorëheqje nga drejtimi i Kombinatit.

 

Mirë a keq, do ta gjykonte koha! Dhe koha qe me të. Bëri më të mirën!

 

 

Po kush ishte Myfit Bregu

 

Myfiti u lind në vitin 1947 në fshatin Nishicë në një familje të varfër, por të pasur në dashurinë për jetën, njerëzit dhe atdheun.

 

 

Prindërit e tij, Mazllëmi dhe e ëma, Bajamja ishin të njohur si njerëz me vlera dhe tradita patriotike, Mazllëmi kishte qënë në rreshtat partizane, në Grupin e Skraparit, ndërsa nënë Bajame ishte mbesa e Heroit të Popullit Zylyftar Veleshnja .

 

 

Në këtë frymë atdhedashurie u rrit Myfiti, në fshat mbaroi arsimin fillor, porn ë këtë kohë,  ai plagoset nga mbetjet e luftës, duke dëmtuar njërën këmbë dhe ngelet me një veshkë. Dhe pse u dëmtua, ai pas kurimit vazhdoi shkollën dhe jetën normalisht.

 

 

Në vitin 1959 Myfiti u sistemua në konviktin e Çorovodës për të vazhduar më tej arsimimin arsimin 7 vjeçar, pasi nuk kishte shkollë në fshatin e tij. Aty Myfiti ra në sy për zellin e tij për të mësuar.  Mbaron në vitin 1967, për të vazhduar më tej në shkollën e lartë për Inxhinieri Pyjore në Tiranë.

 

 

Në vitin 1972 Myfitin fillon punë si inxhinier në Kombinatin e Poliçanit në repartet e përpunimit të drurit.

 

Puna e mirë dhe përkushtimi ndaj saj bëri që drejtuesit e kohës në rreth ta transferojnë nga Poliani  dhe ta  emërojnë Myfitin,  shef të seksionit të Industrisë të Komitetit Ekzekutiv të KP të rrethit të Skraparit.

 

 

Në këtë detyrë punoi dhe drejtoj 10 vite rresht deri në vitn 1989. Mbas kesaj detyre Myfiti drejtoi Shërbimin Komunal në qytetin e Poliçanit.

 

 

Pas dorëheqjes si drejtor i Kombinatit Mekanik të Poliçanit ngeli pa punë. U detyrua të vinte në Tiranë ku punoi në punë të ndryshme, jashtë profesionit të tij. Edhe kështu mirë e ndjente veten, por nuk e la sëmundja.

 

Në vitin 2005 ai kthehet në Poliçan ku për mbijetesë punon në disa firma që kishin nevojë për dijet dhe njohuritë e tij.  Vështirësitë në rritje e bëjnë atë të punojë në fima për prodhim pllakash guri për dekoracion.

 

 

Me probleme shëndetësore të njëpasnjëshme, ndërron jetë para disa ditëve.

 

 

Myfit Bregu tash e tutje do të mbahet mend si një nga specialistët dhe drejtuesit më të aftë dhe më të zot, pse jo dhe qytetari më i kulturuar dhe më njerëzor i Poliçanit.

 

I përjetshëm kujtimi i Tij!…