Nderim e respekt ndaj një luftëtari dhe kuadri të palodhur si Yzedin Basho

Nderim e respekt ndaj një luftëtari dhe kuadri të palodhur si Yzedin Basho

  

Fotoja e kopertinës së këtij shkrimi është realizuar gjatë vizitës së Enver Hoxhës në Skrapar kur e prunë në një kodëz të bukur rrëzë kanioneve të Osumit  për ta nderuar dhe respektuar, por edhe për t’i treguar mikut të madh, hapësiart që do të zinte Ndërmarrja Bujqësore “ 5 Shtatori” e sapo përuruar. Mes autoriteve skraparllinj të kohës, ai që ka tokur duart me Enver Hoxhën në këtë foto ështe Yzedin Basho nga Çepani, një kuadër i njohur në Skrapar në atë kohë.

 

 

Më pas, në atë vënd ku është bërë fotoja, në atë bregore të bukur, një belvedere e vërtetë, nga ku duket Çorovoda, Tomorri dhe gjithë lugina e Osumit, në nder dhe respekt të kësaj ngjarjeje u ngrit një lapidar i thjeshtë.

 

Pikërisht aty, në respekt të të atit, në respekt të të gjithë atyre njerëzve të nderuar të asaj fotografie që nuk jetojnë më, por edhe si një vend historik që nuk duhet harruar, i biri i Yzedinit, Sandri ka ngritur kompleksin hotelier “Kanionet”.

 

 

Po kush ishte Yzedin Basho?

 

 

Yzedin Basho u lind me 13 prill 1926 në Çepan të Skraparit në një familje të njohur ndër breza për traditat atdhetare e liridashëse. Më pas e gjithë familja e tij u lidh me Luftën Antifashiste Nacionaçllirimtare. Babai i Yzedinit, Brahimi, ka qenë anëtër i Shoqërisë “Vatra” , e krijuar në Sallbriç të SHBA.

 

 

Yzedini që në moshën 16 vjeç u inkuadrua në batalionin “Riza Cerova” , që u formua më 22 qershor 1943 në Qafën e Martës. Më 17 mars të vitit u inkuadrua në Brigadën e VII Sulmueseë, duke marrë pjesë në të gjitha luftimet që zhvilloi ky grupim, ku u dallua si nje luftetar trim dhe guximtar. Yzedini luftoi jo vetëm për çlirimin e krahinave të Shqipërisë, por dha ndihmë edhe te popujt e ish-Jugosllavisë, për clirimin e tyre nga pushtuesit gjermanë.

 

 

Ne operacionin e qershorit 1944 u plagos. Pas çlirimit të vendit, Yzedini punoi si oficer në formacionet e Ushtrise Populloreë, ndërsa në vitin 1946 punoi në një repart të Ministrisë së Brendshme të asaj kohe.

 

Në vitin 1949 u kthye në Skraparë, ku punoi në aparatin e Komitetit të Partisë. Aty u zgjodh edhe sekretar i Parë i Komitetit të Rinisë, njekohësisht edhe anëtar i Keshillit Popullor të rrethit.

 

 

Për meritat gjatë Luftes Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe per kontributin e dhënë prej tij në disa prej sektorëve më të rëndësishëm të ekonomisë së rrethit.

 

 

Yzedin Basho është nderuar nga Presidiumi i Kuvendit Popullor të kohës me urdhra e medalje të ndryshme.

Është nderuar gjithashtu edhe me titullin Qytetar Nderi i qytetit të Çorovodës.