Nderim për ata që ranë për çlirimin e Tiranës, Haki Sevrani (Bejko)
Vetëtim Bejko
79 vjet më parë, duke u gdhirë 12 Nëntori 1944, në luftë për çlirimin e Tiranës ra heroikisht Haki Sevrani, zëvendëskomandant batalioni, në pallatet “Moskat”, ku luftohej pallat më pallat e kat me kat.
Për këtë shkruan dhe Mehmet Shehu në librin e tij.
Në krijimin e Brigadës së Parë Sulmuese në Vithkuq, më 15 gusht 194, u emërua komisar kompanie, më vonë kalon në Brigadën IV Sulmuese partizane.
Në 127 partizanë që ranë për çlirimin e Tiranë, në hierarkinë partizane, Hakiu mban titullin më të lartë.
Disa me funksione të tilla janë shpallur “Hero i Popullit”; asnjë institucion, shesh, a rrugë nuk mban emrin e tij.
Para ca vjetësh u bënë të gjitha dokumentet e nevojshme dhe iu dorëzuan Këshillit Bashkiak, por asgjë nuk u bë, ndërsa sot disa emra banditësh mbajnë sheshe a rrugë…
Në kohën e Mbretërisë vëllai i madh i Hakiut martohet dhe në kohën e komunizmit familja e nderuar nga Shelgji i Dëshnicës shpallet kulake.
Ndoshta nga kjo reminishencë e së kaluarës vazhdon ta vuajë dhe heroi.
Për këtë në monografinë që kam shkruar për dëshmorin Haki Sevrani e kam quajtur “Dëshmor i persekutuar”.
Nderim për të rënët e pavdekshëm!