“Nëpër Skrapar…”:  Shpella e Koprënckës

“Nëpër Skrapar…”:  Shpella e Koprënckës

Shpella e Koprënckës ndodhet në perëndim të lagjeve Kushe, Kaci, Dosti dhe në jug të lagjes Dyrmish. Është një gjë e rrallë, sepse kjo shpellë guri gëlqeror lartësohet e vetme mbi formacione shtufore. Në pjesën perëndimore ka guva me stalagmite dhe stalaktite.

Në këto guva është fshehur fshati në kohën e LANÇ-it nga gjermanët, por ato janë përdorur edhe për mbledhjet e fshatit kur ishte kohë e keqe, si dhe për strehimin e bagëtive natën ose në vapë.

 

Ajo është një belvedere (panoramike) nga ku mund të vështrosh hapësira të pa fundta: Veri – Verilindje, Malin e Tomorrit, vargmalin Ramie  – mali i Vlushës, Qafa e Gjarprit; Lindje dhe Juglindje, Vargmali i Ostrovicës, Qafa e Martës, mali i Gramozit, mali i Miçanit; Jug, vargmali Dhembel – Nemërçkë; Jugperëndim dhe perëndim, Tenda e Qypit, Çukat e Komanit,  kodra e Valës dhe gjithë lugina Osumit në veriperëndim.

Këta janë kufijt e horizontit që kap syri nga kjo shpellë, por që shikohen të gjitha pjesët brenda këtij horizonti: Pothuajse i gjithë Skrapari dhe një pjesë e Tomorricës, një pjesë e Kolonjës, Përmetit dhe Beratit.

 

Ja vlen të vizitohet nga specilistë të fushës, gjeografë, alpinistë, turistë dhe udhëtarë kuriozë.

 

Nga nana tjetër, e vështruar nga larg, ajo shërben si shenjë identifikuese dhe pikë orientimi se ku ndodhet fshati i Koprënckës.