Nga rubrika e publicistit Luman Caka, “Njerëz me botë“: ALBERT LAJTHIA

Nga rubrika e publicistit Luman Caka, “Njerëz me botë“: ALBERT LAJTHIA

Luman Caka

 

Tek marr lapsin të shkruaj për mësuesin Albet Isa Lajthia, edhe pse para disa ditësh u mbushën plot 25 vjet që s’e kemi midis nesh, nuk më besohet si u këput e ra ky bredh i bukur, i rritur në malet rrëze Tomorrit…

 

Dhe mbeti në një qafë mali, atje ku era përkund lulet e sorkadhet kanë shtëpinë, lëndinave, në monopate malesh e pyjesh të gjelbëruar.

 

Shkokët dhe kolegët, që e doni shumë, atje, në qafë të malit, rrëzë pyllit, e përjetësuan në lapidar. Dhe atje, kur e panë lulet, ulën kokën. Kur e panë sorkadhet, ndalën vrapin. Kur e panë njerëzit, e panë gjer në fund të shpirtit e lotuan si fëmijë.

 

***

 

Albert Lajthia qe mësues i vërtetë, njeri me zemër të madhe e shpirt të gjerë. I thjeshteë mes të thjeshtëve, i sinqertë, korrektësia vetë.

 

Pasi u diplomua për Bio-kimi, punoi në Koprënckë, Poliçan e pastaj në Çorovodë të rrethit të Skraparit.

 

Albert Lajthia ishte i lindur për mësues. Këtë e tregoi puna e tij si mësuses, drejtor i Kabinetit Pedagogjik e drejtor i Arsimit në Skrapar.

 

Por në shkollën e mesme të përgjithëshme “Ramiz Aranirasi, ai derdhi të gjitha energjitë, talentin e pasionin e mësusesit. Këtu, ai punoi me pasion e dashuri deri në fund të jetës së tij. Kolegët, nxënësit që e patën mësuses e nderonin dhe e admironin për tërë ato cilësi që mishëronte në personin e tij.

 

Alberti asnjëherë nuk e harroi Gjerbësin, ku u lind, u rrit e mori mësimet e para. Ishte ushqyer me traditat më të mira të vendlindjes, me këngët e bilbilit të Skraparit, Demir Zykos.

 

Merrte pjesë në gëzimet dhe hidhërimet e bashkëfshatarëve. I donte shumë lulet dhe hardhitë. Pranë koshereve të bletëve kalonte një pjesë të pushimeve. Dhe kthehej në Çorovodë i rinuar dhe gjithë freski, tërë humor e energji.

 

Por kishte ardhur nëntori i vitit-fantazmë 1997. Ishte 2 nëntor kur mori rrugën për në Gjerbës. Autobusi i linjës, la Çorovodën dhe u fut në kthesat e Pirogoshit dhe të Radëshit. Në mes të Qafës së Dëvririt, si fantazmat e shpellave, autobusin e qëlluan një grup banditësh të maskuar.

 

Mes udhëtarëve të alarmuar, plumbat goditën për vdekje mësuesin Albert Isa Lajthia.

 

Ata plumba goditën tërë arsimtarët e Skraparit, nxënësit, prindërit dhe gjithë njerëzit e ndërshëm të këtyre anëve. Goditën edhe dy jetimët, djalë e vajzë dhe nënë e tyre mësuese.

 

Errësira goditi dritën, se errësira tmerrohet nga drita.

Themelet e përgjakura të shkollës shqipe, u spërkatën sërish me gjak!…